×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hapet ekspozita “Uniformat blu” që pasqyron punën e Policisë së Kosovës në pandemi

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Për të pasqyruar punën e Policisë së Kosovës gjatë pandemisë COVID 19 është hapur sot ekspozita “Uniformat blu” në sheshin “Skënderbeu”, e cila do të qëndrojë deri në fundjavë.

    Angazhimi i pashoq i policisë u vlerësua i rëndësishëm në mbarëvajtjen e vendimeve qeveritare dhe ruajtjen e shëndetit publik.

    Inicuesja e kësaj ekspozite, Mihane Hoxha nga organizata joqeveritare “Culturat”, tha se përmes fotografive janë munduar sado pak të paraqesin punën e palodhshme të forcave policore

    “Përmes kësaj ekspozite po ekspozojmë fotografi për të pasqyruar punën e Policisë së Kosovës gjatë periudhës të pandemisë COVID 19. Përmes fotografive që mundeni edhe me i parë kemi bërë përpjekje për të pasqyruar situatën prej momentin të karantinimit, ku policia ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke iu dal në ndihmë qytetarëve të Kosovës. E dyta përmes kësaj ekspozite jemi mundur të falënderojmë Policinë e Kosovës e cila prej momentin të parë kur është paraqitur rasti i parë me COVID është duke punuar me një orar të stërzgjatur 12 orësh”, tha ajo.

    Ndërkaq, kjo ekspozitë u vlerësua edhe nga vet pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nënkoloneli, Basri Shabani tha se kjo është në kuadër të 21 vjetorit të Policisë, derisa tha se pandemia vrastare ka lënë të vdekur edhe zyrtarë policor.

    “Njëra nga aktivitetet që shënojnë 21 vjetorin e Policisë së Kosovës është edhe ky aktivitet, ku përmes kësaj ekspozite është mundura të paraqitet puna e policisë gjatë kohës së pandemisë e cila ka qenë e angazhuar në orar 12 orësh për t’i dalë në ndihmë qytetarëve…mund të them se ka të vdekur edhe nga Policia e Kosovës si pasojë e COVID 19 dhe është një numër i konsiderueshëm që është në trajtim tani dhe janë vet izoluar” tha ai.

    Ky aktivitet i organizatës “Culturat” është bërë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.