×
  • Lajme
  • Lajme

    ​GAP publikon të dhënat për realizimin e premtimit gjatë fushatës zgjedhore 2017

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të dhënat më të fundit për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatë zgjedhore 2017.

    Periudha e monitorimit përfshin 6-mujorin e parë 2020 dhe nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në qershor 2020 janë përmbushur 364 premtime, 185 janë realizuar pjesërisht, 206 kanë filluar të përmbushen dhe për 148 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre.

    Numri më i madh i premtimeve është realizuar në fushën e çështjeve sociale (74%), fushën e bujqësisë (57%) dhe atë të administratës (53%), ndërsa shkalla më e ulët e përmbushjes së premtimeve është shënuar në fushën e kulturës (28%) dhe atë të urbanizimit (22%).

    Në pjesën më të madhe të periudhës së gjashtëmujorit të parë të 2020 komunat janë përballur me gjendje të rënduar si pasojë e COVID-19. Përkundër kësaj, rezultatet e dala nga vlerësimi i përmbushjes së premtimeve, tregojnë për një performancë të mirë të pushtetit lokal në përmbushjen e planeve dhe projekteve të parapara.

    Instituti GAP bën monitorimin e përmbushjes së premtimeve në 26 nga 38 komunat, ngase 12 nga kryetarët aktualë nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore (Skenderaj, Mamushë dhe komunat me shumicë serbe).

    Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale.

    Për të parë detajet e premtimeve të dhëna, mund të vizitoni platformën elektronike të Institutit GAP në linkun: https://bit.ly/2QnJo66

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njësia e Taskë  Forcës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë se më...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Aktualisht kemi reshje shiu në shumë pjesë të Kosovës, të cilat më intensive janë në Rrafshin e Dukagjinit, e po ashtu edhe...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Policia ka sekuestruar një veturë Lamborghini, pa targa, në fshatin Zhur të Prizrenit ku gjatë patrullimit kishte parë se atë po e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar për mospërkrahjen e opozitës për votimin e buxhetit për vitin 2025. Murati në një reagim...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX-i) dhe Policia e Kosovës...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka folur në lansimin e Udhëzuesit për Matjen e Dënimit nga Gjykata...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ka dështuar seanca e rigjykimit për tentim vrasje shkaku se ka munguar Agron Sopaj. Ky i fundit akuzohet për “lëndim të rëndë...
    Sport22 Nëntor 2024
    Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me xhiron e 14-të të saj. Të shtunën zhvillohen dy ndeshje, ku Malisheva do ta presë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.