Sot janë regjistruar edhe tri raste të reja me koronavirus në Komunën e Malishevës.
Rastet e reja janë konfirmuar në raportin e rregullimit të komunikimit në mes të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, me Komunën e Malishevës.
Rastet e prekura vijnë nga këto vendbanime: 2 Banjë dhe 1 Malishevë.
Me këto raste, rritet në 35 numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës.
Që nga shpërthimi i pandeminë më 14 mars, në Komunën e Malishevës janë konfirmuar 130 raste prej tyre 88 të shëruar, 35 janë aktive dhe 7 persona kanë vdekur.