×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dështon dërgimi i listës së kandidatëve për Avokat të Popullit në Kuvend

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka dështuar sot të dërgojë listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit në seancë për votim.

    Kjo pasi nuk pati kuorum në momentin e votimit për shkak të largimit të anëtarëve të komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Këta të fundit dhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu nuk pranuan të votojnë pa një interpretim ligjor se, pse nuk po dërgohen tre anëtarë siç e parasheh ligji, por katër.

    Kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se raporti është juridikisht në rregull dhe se në kuvend duhet të dërgohen katër kandidatë për votim për shkak se dy kandidatë kanë pikë të njëjta.

    Por, këtu reagoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i cili tha se kjo ndodh kur kandidati i tretë dhe i katërt kanë pikë të njëjta, e jo kur kandidati i parë dhe i dytë kanë pikë të njëjta.

    Kritika të njëjta për procedurën shfaqi edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila kërkoi që kandidatët të renditen sipas pikëve. Ndaj kësaj reagoi kryetarja Balje, e cila tha se me këto interpretime, po e shkelin rregulloren e Kuvendit të Kosovës

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.