×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bajrami: Sakrifikoni edhe për këto ditë të Bajramit

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të fundit si pasojë e koronavirusit, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që po luftojnë me këtë sëmundje të rrezikshme që ka prekur pothuajse të gjithë botën.

    Duke kujtuar se një pjesë e qytetarëve të Kosovës po e presin festën e sakrificës, Kurban Bajramin, pa një pjesë të familjarëve të tyre që kanë humbur jetën nga COVID-19, ministrja Bajrami thotë se qindra të tjerë po përballen me këtë sëmundje të panjohur nëpër spitalet tona.

    “Kërkoj prej secilit qytetar, prej secilës grua dhe burrë, secilit prind që të shtoni kujdesin dhe të festojnë Bajramin duke respektuar këshillat shëndetësore për të luftuar COVID-19. Gjenerata të tëra jemi rritur duke sakrifikuar, kemi luftuar dhe duke pasur edhe durimin se ditë të mira do të vijnë për Kosovën dhe mbarë njerëzimin. Andaj, edhe për këto ditë të Bajramit, lutuni që kjo pandemi të kalojë dhe t’i kthehemi normalitetit dhe ta fitojmë këtë luftë me këtë sëmundje që nuk po kursen askënd. Ngushëllimet e mija më të sinqerta të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19. Shërim të shpejtë të gjithë atyre që po luftojnë me virusin. Kujdes e higjienë për të gjithë të ne tjerët”, ka shkruar Bajrami në një postim në Facebook.

    Kosova në dy ditët e fundit ka regjistruar numrin më të lartë në nivel ditor të vdekjeve me koronavirus që nga shpërthimi i epidemisë në muajin mars. Derisa dje u raportua për 16 raste, pothuajse i njëjti trend ka vazhduar edhe sot ku janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me përfundim fatal.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.