×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​ATK-ja tregon se pse ia bllokoi xhirollogaritë Postës së Kosovës

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Administrata Tatimore e Kosovës, ka sqaruar situatën e krijuar në Postën e Kosovës, të cilës ia bllokojë xhirollogaritë për shkak të borxhit.

    ATK-ja përmes një statusi ka sqaruar se çdo veprim të saj e ka në përputhje me dispozitat e Legjislacionit Tatimor, bënë me dije se sikurse në çdo rast tjetër edhe në rastin konkret Posta e Kosovës, me datë 10 mars përmes shkresës zyrtare është paralajmëruar për masat e sforcuara (bllokimi i llogarive bankare) që do të ndërmerren në rast të mos pagesës së borxhit brenda 10 ditëve.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Administrata Tatimore e Kosovës me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, e sheh të arsyeshme të reagojëndaj komunikatës për mediat të datës 23.07.2020 të Postës së Kosovës. Në këtë komunikatë për media, Posta e Kosovës njofton opinionin përmes mediave të Republikës së Kosovës se Administrata Tatimore e Kosovës pa asnjë paralajmërim, dje ka bllokuar llogarit bankare të kësaj ndërmarrje publike.

    ATK duke pas parasysh se çdo veprim të saj e ka në përputhje me dispozitat e Legjislacionit Tatimor, bënë me dije se sikurse në çdo rast tjetër edhe në rastin konkret Posta e Kosovës, me datë 10 mars përmes shkresës zyrtare është paralajmëruar për masat e sforcuara (bllokimi i llogarive bankare) që do të ndërmerren në rast të mos pagesës së borxhit brenda 10 ditëve. Pastaj, pas kësaj date meqenëse hymë në periudhën e pandemisë COVID 19, zyrtarët tatimor sikurse edhe ndaj të gjithë tatimpaguesve tjerë edhe ndaj PK ka lejuar tolerancë në zbatim të masave të sforcuara, deri në kohën e lirimit të masave nga Qeveria e Kosovës për lëvizje dhe zhvillim të aktiviteteve ekonomike. Gjatë kësaj jave zyrtarët e ATK-së në takime zyrtare e kanë ri-njoftuar PK për pagesë të borxhit dhe për masat që do të ndërmerren në rast të mos pagesës së obligimit. Andaj, si institucion kërkojmë nga PK që të jetë korrekte dhe transparente në atë që deklaron rreth rastit në fjalë, si dhe të kërkojë falje publike për informata e pa vërteta të dhëna për mediat.

    Po ashtu, ju njoftojmë se ATK qysh në vitin e kaluar ka reformuar komplet mbledhje e detyrueshme, të cilës tani më u janë shtuar mekanizma tejet efikas në inkasimin borxheve tatimore. Ky ri-organizim është bërë në një qendër të vetme në Prishtinë, në kuadër të së cilës do të funksionojnë katër divizione, ku secili divizion do të jetë përgjegjës vetëm për një fazë të caktuar të trajtimit të borxheve. Qëllimi i këtij reformimi është inicuar duke pas parasysh nivelin e lartë të borxheve të krijuara nga tatimpaguesit, ku përmes projektit të Konsolidimit të Mbledhjes së Borxheve, ATK do të siguroj procedura dhe qasje të re, në përmirësimin e procesit të trajtimit të borxhit në fazë të hershme, si dhe për të zvogëluar stokun e madh të borxheve.

    Në fund të këtij reagimi publik, ATK konkretisht menaxhmenti i lartë, inkurajon gjithë tatimpaguesit e vendit që t’i respektojnë afatet ligjore për pagesën e borxheve tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i ndërmarrjes së masave të sforcuara nga Mbledhja e Detyrueshme.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.