×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Apeli i IKSHPK-së: Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike edhe njëherë ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, që të bartin maskat dhe të respektojnë masat e tjera kundër Covid-19 në mënyrë strikte, pasi që konsideron se rreziku nga përhapja e pandemisë është ende i madh.

    IKSHPK vlerëson se çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

    “Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve”, thueht ndër të tjerash në apelin e IKSHPK-së.

    Ky është apeli i plotë:

    Të nderuar qytetarë!

    Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

    Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

    BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

    Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

    Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

    Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

    Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

    Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

    Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

    Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

    Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

    NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur emocionet e tij të thella pas një tubimi madhështor në Rugovë. Abdixhiku e...
    Lajme19 Janar 2025
    Safe Journalist”, organizata e cila merret me mbrojtjen gazetarëve dhe lirisë së shprehje në Ballkanin Perëndimor, ka reaguar ndaj vendimit skandaloz të...
    Lajme19 Janar 2025
    Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me planin për vendosjen e kabinave të votuesve në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Lapardha të Vlorës. Një motor tip “Yamaha” është përplasur me një automjet...
    Zgjedhjet 202519 Janar 2025
    Daut Haradinaj, kandidati për deputet i koalicionit Kosova Fituese, ka thënë se kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Ka shkuar në 17 numri i të arrestuarve në operacionin policor antidrogë të koduar “Andromeda”në Gjirokastër. A2 CNN shkruan se gjatë fazës...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Kryeqyteti amerikan Uashington është bërë gati për ceremoninë e inagurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Për shkak të temperaturave tejet të...
    Zgjedhjet 202519 Janar 2025
    Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, tubimin e radhës e pati në Mitrovicë. Në një postim në Facebook, ai tha se...
    Zgjedhjet 202519 Janar 2025
    NATO dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë burime në Kosovë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Aleanca ushtarake perëndimore e NATO-s...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.