×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ambasadori Rohde: Po punojmë që Kosova së bashku me vendet e rajonit të integrohen në BE

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, përmes një fjalimi virtual në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ka thënë se i mbështesin përpjekjet për të normalizuar raportet e Kosovë dhe përfundimisht për të punuar drejt integrimit Evropian të të gjithë rajonit.

    Derisa ka theksuar se Gjermania dhe BE-ja po investojnë në këtë proces.

    “Këtu në Kosovë ne po i mbështesim përpjekjet për të normalizuar raportet e saj dhe përfundimisht për të punuar drejt integrimit Evropian të të gjithë rajonit. Për ta liruar potencialin e të gjithë qytetarëve në rajon dhe më gjerë. Gjermania dhe BE-ja po investojnë në këtë proces, në vitin 2019 BE-ja dhe shtetet e saj anëtare si tërësi kanë investuar më shumë se 194 milionë euro më shumë se të gjithë donatorët e tjerë së bashku. Ndërkaq këtë vit, duke qenë të ballafaquar me pandeminë COVID, ne shumë shpejtë ndamë 171 milionë euro shtesë, për të adresuar nevojat imediate në shëndetësi dhe në rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë ai.

    Rohde, ka theksuar se zgjerimi i BE-së dhe procesi i bashkimit të BE-së duhet të vazhdojë, për çka thotë se duhet shumë punë për ta kthyer këtë “ëndërr” në realitet. Derisa ka shtuar se hapat drejt integrimit kanë nevojë për përkushtim të përditshëm.

    “Me Gjermanin që tani e mban Presidencën e Këshillit të BE-së, ne po e mbajmë rajonin në agjendë. Zgjerimi i BE-së dhe procesi i bashkimit të BE-së duhet të vazhdojë, megjithatë është e qartë se nevojitet shumë punë e vështirë, për ta kthyer këtë ëndërr në realitet. Hapat në këtë rrugë drejt integrimit kanë nevojë për përkushtim të përditshëm; zbatimi i sundimit të ligjit, luftimi i padënueshëm dhe korrupsionit, përmirësimi i qeverisjes për të mundësuar zhvillimin ekonomik, standard më të mira të jetesës dhe ndjekja e një vizioni të qartë për atë se ku do ta çojë perspektiva evropiane Kosovën dhe tërë rajonin”, ka thënë ai.

    Ambasadori Rohde, ka bërë të ditur se do ta përqendrojnë të gjithë angazhimin e tyre në një vizion kolektiv për rajonin.

    “Le ta përqendrojmë të gjithë angazhimin tonë në një vizion kolektiv për këtë rajon. Pas tri dekadash të jetesës në një Gjermani të bashkuar, një gjeneratë e tërë është rritur pa kujtime për Murin e Berlinit, apo kufirin e brendshëm gjerman. Le ta festojmë këtë Ditë të Bashkimit të Gjermanisë si një ditë që simbolizon gjithë këtë, që përkushtimi kolektiv për një vizion të përbashkët të demokracisë, solidaritetit, bashkësisë, diversitetit dhe lirisë, do të qojnë në një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka theksuar Rohde

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Donald Trump është presidenti i 47-të i Amerikës. Zgjedhja e tij në krye të SHBA-së, ka marr jehonë botërore, por fokus të...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me zëvendësshefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tankut Soykan do të diskutojnë rreth...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës me fillim nga ora 19:00, nis “Turneun e Ndryshimit”. Në tubimin në kryeqytet, ku folës kryesor është kandidati...
    Të tjera
    Lajme06 Nëntor 2024
    Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se fitorja e Donald Trump si president i SHBA-së, është një mundësi e madhe për...
    Sport06 Nëntor 2024
    Interi ka triumfuar 1-0 përballë Arsenalit në derbin e zhvilluar në kuadër të rrethit të katërt në fazën e ligës në Ligën...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Xheneta pati rastin sot ta puthë Gjestin kudo ajo dëshironte. Kjo meqë, Vëllai i Madh e ka ngrirë Gjestin ndërsa ishte bashkë...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Një tetëvjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në QKUK. Ai ishte dërguar për trajtim pas një aksidenti që kishte ndodhur në fshatin...
    Vip06 Nëntor 2024
    Rezi dhe Drenusha patën përplasje të ashpër, në të cilën përfshihej edhe Mevlani. Hipokritë i ka quajtur thuajse të gjithë, Rezi, ndërsa...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se për katër vjet përfaqësues të shtetit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.