Në kompaninë e tekstilit “Moda” nga Shën Nikolla në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 53 të punësuar të infektuar me koronavirus.
Sot në adresë të kompanisë kanë arritur rezultatet e testimeve që të hënën u janë bërë punëtorëve. 80% e rasteve nuk kanë simptoma, prandaj edhe numri është aq i madh.
Punëtorët nuk e kanë ditur se janë të infektuar, sqaron për Alsat, pronari i kompanisë, Angel Dimitrov.
Punëtorët e tjerë janë me pasqyrë të lehtë klinike, kanë rritje të lehtë të temperaturës që kalon shpejtë dhe disa që kanë humbur ndjesinë e shijes dhe simptoma të ngjashme. Nga kjo kompani janë testuar 610 të punësuar.