×
  • Ekonomi
  • Bujqësi

    ​53 milionë euro grante për bujqit kosovarë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Bujqit në Kosovë do të përfitojnë 53 milionë euro grante dhe subvencione gjatë 18 muajve të ardhshme. Kjo pas nënshkrimit të programit për zhvillim rural dhe programit të pagesave direkt.

    Në një ceremoni pjesë e së cilës ishte edhe kryeministri, Avdullah Hoti iu garantua bujqve përkrahja qeveritare.

    Shefi i ekzekutivit tha se bujqit në Kosovë do të kenë mbështetjen e dyfishtë në rimëkëmbjen ekonomike.

    “Kjo që nënshkruani sot është pjesë e buxheti të rregullt të Ministrisë së Bujqësisë për programin e bujqësisë. Ndërkaq sapo të miratohet buxheti në Kuvend, të cilin ne kemi votuar në qeveri tash shpejt. Në kuadër të fondit që është 384 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike si ndihmë bizneseve, qytetarëve dhe bujqve. Pjesa e bujqësisë do të ketë një përkrahje të konsiderueshme”

    Ndërsa, Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se gjithë këto mjete financiare do të shkojnë në dobi të rritjes së prodhimtarisë së bujqve.

    “Me një buxhet ekzistuese prej gjithsej prej 53 milionë euro këto dy programe do të bëjnë një injektim financiar, të nevojshëm për likuiditetin dhe zhvillimin e fermerëve dhe agropërpunuesve tanë. Veçanërisht gjatë këtij viti mjaft sfidues për bujqësinë si pasojë e pandemisë Covid 19”, tha ai.

    Në ceremoninë e nënshkrimit ishin dhe shoqata të ndryshme të bujqve.

    Nga Rubrika
    Bujqësi02 Prill 2024
    Komuna e Mitrovicës ka njoftuar për shpërndarjen e 127 motokultivatorëve. Sipas njoftimit të komunës, gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve bujqësore, të pranishëm...
    Bujqësi01 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të hënën ka vizituar fermerin Mirsad Rrecaj nga Llausha e Skenderajt. Peci, ka...
    Bujqësi06 Shkurt 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi për tremujorin e katërt (TM4)...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një sulm izraelit ndaj një pallati shumëkatësh në Gazën veriore, shkaktoi dhjetëra dhe vrarë dhe të plagosur. Ndërsa ende nuk ka një...
    Sport17 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. Sot në Maqedoninë e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se përkohësisht janë jashtë funksionit uebfaqja dhe shërbimi online eTrusti. Kjo për shkak të një problemi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.