×
  • Lajme
  • Lajme

    ​137 raste me Covid-19 po trajtohen në Gjilan

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit të dytë ndërinstitucional lidhur me vlerësimin e gjendjes së përhapjes së sëmundjes me infeksion Covid-19, ka thënë se sot lakorja me të infektuar në Gjilan ka rënë edhe më tutje dhe po punohet vazhdimisht në menaxhimin e situatës.

    “Nga 306 të infektuar me Covid-19 për gjithë periudhën e pandemisë, 164 janë shëruar plotësisht, 5 kanë humbur jetën në betejën me Covid-19, 137 raste janë duke u trajtuar sipas rekomandimeve të mjekëve dhe nën përkujdesjen e tyre, duke qëndruar në vetizolim. Nga 19 mostra të marra, sot kemi rezultatet për 4 raste të reja. Apeli ynë është i zakonshëm që të kujdeseni për veten dhe familjet tuaja”, ka thënë kryetari Haziri në fjalën e tij.

    Ukshin Ismajli, drejtor klinik në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ka thënë se gjendja është nën kontroll dhe shërbimet ofrohen me kapacitete të plota nga stafi profesional.

    “Nga 42 pacientë që sot kishim në spital, 22 janë trajtuar me oksigjenoterapi dhe 20 kanë pritur për test të Covidit. Nga sot kemi një trajtim ndryshe në nivel të SRGj-së dhe kërkojmë falje prej kolegëve në Prishtinë sepse nuk mund t’u ofrojmë mbështetje në Prishtinë, me arsyen se stafi do të jetë i angazhuar maksimalisht në spital, për të menaxhuar sa më mirë situatën në të cilën jemi. Është e domosdoshme mbështetja me pajisje dhe mjete të tjera”, ka thënë mes tjerash Ismajli.

    “Nga dita e nesërme menaxhimi i rasteve do të jetë në nivelin e infektivës, pas rekomandimeve që jepen në nivelin primar shëndetësor dhe vetëm pasi infektologu të vlerësoj nevojën për testim do të rekomandohet testimi. Komuna e Gjilanit është e angazhuar maksimalisht edhe me ekipet ndërinstitucionale për ta ngushtuar sa më shumë burimin e infeksionit në mënyrë që rastet aktive të shërohen sa më parë dhe njëkohësisht sa më pak raste të reja. Luten të gjithë ata që janë në vetizolim që t’i respektojnë rekomandimet e ekipeve shëndetësore në mënyrë që bashkarisht ta përballojmë duke shpresuar që simptomat të jenë sa më të lehta”, thuhet në një komunikatë të komunës së Gjilanit.

    Kryetari Haziri ka thënë se po punohet edhe në zbutjen e masave dhe është duke u përgatitur për javën e ardhshme në koordinim edhe me Komitetin e emergjencave në nivel të Republikës së Kosovës dhe të Komunës së Gjilanit, që bashkërisht ta përballojmë sa më mirë dhe sa më drejtë gjithë këtë situatë të pandemisë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se është njoftuar se gazetarja e portalit “Kossev” nga Mitrovica e Veriut,...
    Ekonomi18 Mars 2025
    Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe çmime të larta të perimeve. Domatet, specat dhe trangujt – dikur ushqime...
    Lajme18 Mars 2025
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen është takuar me përfaqësues shqiptarë dhe serbë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e tij të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Komentet e tij u...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të...
    Vip18 Mars 2025
    Feronit Shabani, i njohur me nofkën Fero, ka njoftuar ditën e sotme se ka angazhuar një avokate të re në lidhje me...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë mbetur të vdekur...
    Lajme18 Mars 2025
    Ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur sot në Burojë të Skenderajt në orën...
    Lajme18 Mars 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.