Kompania ajrore Air Albania më datë 26 korrik do të nisë fluturimet drejt Londrës.
Air Albania ka lajmëruar se nga data 13 korrik do të nisin fluturimet drejt Pizës, Veronës dhe Bergamos, ndërsa nga data 20 korrik do të nisë fluturimet me Frankfurtin.
Ndërkaq në kuadër të masave antiCOVID-19, asnjë udhëtar nuk mund të hyjë në aeroport nëse nuk është i pajisur me maskën mbrojtëse.
Të gjithë personat qe do të hyjnë në terminal si në nisje dhe në mbërritje duhet të kalojnë në tunelin e dezinfektimit. Në momentin e hyrjes në Terminal, pasagjerët si në nisje ashtu edhe në mbërritje do t’i nënshtrohen matjes së temperaturës.
Në rast se udhëtari do të rezultojë me temperaturë më të lartë se 37.5, ai do t’i nënshtrohet një ekzaminimi nga stafi mjekësor.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në terminal të gjithë pasagjerët duhet të respektojnë sinjalistikën dhe të ruajnë distancën fizike me pasagjerët e tjerë dhe përdorin karriget sipas sinjalistikës së përcaktuar, ndërsa për kujdesinë higjienës personale janë vendosur dezinfektues në pikat kyçe të aeroportit./atsh