×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyberaj: Pacolli u angazhua për njohjen e Kosovës ndërkombëtarisht, nuk kurseu as financat veta

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, përmes një shkrimi ka thënë se kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është angazhuar vazhdimisht për kauzën e Kosovës dhe për njohjen ndërkombëtarë të saj si shtet.

    Ai thotë se Pacolli nga fillimi u orientua drejt këtij qëllimi politik.

    Gjithashtu, Zyberaj thotë se Pacolli asnjëherë nuk kurseu financat, instrumentet dhe kohën e tij për ta bërë Kosovën një shtet të pranuar, gjatë kohës sa ishte në opozitë, por edhe në pushtet.

    Tutje, Zyberaj tha se Pacolli gjatë kohës sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme, kishte vizituar më shumë se 100 vende në katër kontinente në mbar globin, punë e cila sipas tij solli rezultate.

    Më poshtë gjeni shkrimin e tij të plotë.

    Që nga hyrja në skenën politike të Kosovës, Behgjet Pacolli është angazhuar për kauzën e Kosovës dhe më e rëndësishmja për njohjen e saj ndërkombëtare si shtet.

    Ky ka qenë orientimi politik i tij nga fillimi.

    Dhe rezultatet e një angazhimi të tillë flasin vetë. Ai nuk kurseu financat, instrumentet dhe kohën për ta bërë Kosovën një shtet të pranuar kur ishtë në opozitë dhe në pushtet.

    Behgjet Pacolli është angazhuar në mënyrë aktive si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës gjatë mandatit të tij duke vizituar më shumë se 100 vende në 4 kontinente në të gjithë globin. Megjithë sfidat me të cilat përballej Kosova, politika e jashtme e Kosovës ishte dinamike dhe solli rezultate.

    Gjatë mandatit të tij si Ministër i Punëve të Jashtme ai u angazhua me miqtë dhe partnerët e Kosovës, komunikoi nevojat dhe sfidat e Kosovës dhe siguroi stabilitetin e politikës së jashtme të Kosovës, përkundër sfidave të brendshme dhe fushatës diplomatike serbe.

    Tabelat tregojnë përpjekjet e tij konkrete diplomatike dhe angazhimin personal ndaj politikës së jashtme të Kosovës, madje edhe financiarisht nga vetë ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.