Zëvendëskryeministri Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj priti sot në takim njoftues koordinatoren për Zhvillim të Agjencive të Kombeve të Bashkuara (UNKT), Ulrika Richardson.
Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Selmanaj vlerësoi dhe çmoi rëndësinë e mbështetjes së UNKT-së, sidomos gjatë periudhës në të cilën gjendet vendi ynë.
Z. Selmanaj e siguroi znj. Richardson se Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë, me qëllim të realizimit të programeve zhvillimore, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës.
Ndërsa, Ulrika Richardson, pasi e uroi Zëvendëskryeministrin Selmanaj për marrjen e detyrës së re, pohoi se ekipi që ajo udhëheq, do të vazhdojë t’i ofrojë edhe më tej përkrahje Kosovës, nëpërmjet programeve të shumta zhvillimore, duke i kushtuar rëndësi të veçantë asistencës në sektorin e shëndetësisë, ekonomisë dhe në aspektin social ./Front Online