Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRrE-ja sot pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës 15 për qind

    FrontOnline
    23 Mars 2023

    Kosovarët mund ta paguajnë më shtrenjtë për 15 % rrymën që do të shpenzojnë nga 1 prilli e andej.

    Kaq është përqindja që Zyra e Rregullatorit të Energjisë parasheh ta ngris, bazuar në raportet për të Hyrat e Lejuara Maksimale.

    “Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për “Front Online”.

    Sidoqoftë, vendimi final do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa, teksa ai pritet merret të enjten kur edhe do të mblidhet bordi i këtij institucioni.

    Nga ZRRE i thanë “Frontit” se deri tash kanë pranuar komente nga shtatë institucione.

    a) Zyra e Presidentes së Kosovës,

    b) Zyra e kryeministrit,

    c) KOSTT,

    d) KEDS,

    e) KESCO,

    f) KEK dhe

    g) Sindikata e punëtorëve të KEDS dhe KESCO.

    Nga të gjitha këto institucione është Presidenca e vetmja që është shprehur kategorikisht kundër ngritjes së çmimit të energjisë.

    “ZPRK-ja rekomandon që në këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor të vlerësohen mundësitë për shmangie të rritjes së tarifave duke inkurajuar komunikimin dhe koordinimin ndërinstitucional me qëllim të sigurimit të subvencionimit të kostove shtesë të cilat kanë ndikuar në rritjen e vështirësive për operatorët e rregulluar”, thuhet në komentin e Presidencës.

    Qeveria, ndërkaq, ka kërkuar që tarifat e konsumatorëve të amvisërisë të mbesin të njëjta e rritja potenciale t’i prekë bizneset, veçmas ato të mëdhatë.

    KEDS-i kishte propozuar rritje për rreth 50 për qind të çmimit të rrymës. Kurse KEK-u ka kërkuar që çmimi i energjisë që ajo ia shet KEDS-it të rritet për tri euro për një megavat. Nga 29.5 euro sa është aktualisht, në komentet që ka dorëzuar në ZRRE, në kuadër të procesit tarifor, ka kërkuar që çmimi të jetë 32.4 euro për një megavat.

    Rritja e çmimit të energjisë, Kurti thotë se nuk ndërhyjnë në punën e ZRrE-së

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë të martën se nuk do të ndërhyjnë në punë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë teksa nga 1 prilli do të shtrenjtojë rrymën për 15 përqind.

    Megjithatë, Kurti tha se do t’ju lehtësojnë barrën e çmimeve qytetarëve.

    “Ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë rekomandimet e tyre ZRrE-së në bashkëpunim me KEK-un sa i përket sektorit të energjisë e në veçanti sa i përket çmimeve të energjisë elektrike”.

    “Çka zotohem është se në njërën anë nuk ju ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura për në anën tjerr do të bëjmë që t’ju lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet dhe sigurimin e energjisë sa më stabil” tha Kurti./Front Online/

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2023
    Mëngjesin e sotëm, vetura e ATV-së ka qenë cak i sulmit nga protestuesit serbë. Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë...
    Lajme30 Maj 2023
    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me situatën në Veri të Kosovës. Në një deklaratë për mediat, KASH ka shprehur shqetësimin...
    Lajme30 Maj 2023
    Hungaria pritet t’i kthejë në shtëpi ushtarët e saj të plagosur në Kosovë. Kështu bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së këtij...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2023
    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se është duke punuar që të organizojë një takim urgjent mes kryeministrit Kurti...
    Lajme30 Maj 2023
    Shefi për Politikë të Jashtme, i BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar sot që Kosova t’i pezullojë menjëherë operacionet e policisë në veri....
    Lajme30 Maj 2023
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve se kush i ka sulmuar ushtarët e...
    Lajme30 Maj 2023
    Gazetarët e medieve të ndryshme janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës...
    Lajme30 Maj 2023
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell...
    Sport30 Maj 2023
    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka dërguar sot ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në lidhje me mesazhin provokues dhe politik të tenistit...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.