Analisti politik, Petrit Zogaj, përmes llogarisë së tij në “Facebook” ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për të cilën thotë se është përgjegjëse për dështimin e Post Telekomit të Kosovës.
“Po të isha në vend të PDK-së, jo që s’e kisha përmend kurrë PTK dhe problemet që ka kjo kompani. por edhe akronimin e partisë e kisha ndërru. Me demek, nëse ka një parti që ka përgjegjësi direkt në lidhje me dështimin e PTK-së, është veç PDK. Ani more kur ta sheh njeri një ngelcan sikur ky Hoxha”, ka shkruar ai.