×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zjarri shkrumbon kampin e stërngarkuar të refugjatëve në Greqi

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Mijëra imigrantë kanë ikur nga zjarret që përfshinë kampin në ishullin grek Lesbos të mërkurën, ndërsa kryeministri i Greqisë ka thirrur një mbledhje emergjente të ministrave, shkruan agjencia Reuters.

    Nuk është raportuar momentalisht për viktima. Zjarri ka përfshirë kampin e stërngarkuar të imigrantëve në Moria pak pas mesnatës, është njoftuar nga zjarrfikësit.

    Deri në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, u dogjën gati gjithë kontejnerët dhe tendat në kampin Moria, ku shiheshin vetëm disa njerëz duke mbledhur gjërat personale nga rrënojat.

    Nuk ka pasur raportime për të lënduar apo të vdekur, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri.

    Moria është “shkatërruar ndoshta plotësisht”, ka thënë ministri i Migracionit, Manos Logothetis, për “Athens News Agency”.

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka ftuar një mbledhje emergjente herët të mërkurën. Fillimisht thuhet se zjarri ka shpërthyer në lokacione të ndryshme në kamp, pasi autoritetet janë munduar të izolonin një numër të individëve që kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.

    “Zjarri është ende duke vazhduar, kampi është evakuuar. Gjithë këta njerëz janë në rrugën nacionale drejt Mytilinit. Ka policë që nuk po i lënë të kalojnë. Këta njerëz janë duke fjetur nëpër fusha”, ka thënë Panagiotis Deligiannis, dëshmitar i ngjarjes.

    Së palu 25 zjarrfikës me dhjetë kamionë, të ndihmuar nga policia, kanë luftuar me zjarret brenda dhe jashtë kampit. Zjarrfikësit kanë treguar se janë shtyrë nga imigrantët gjatë përballjes së tyre me zjarr.

    Njerëz janë parë duke u larguar nga kampi me valixhe.
    “Situata ishte jashtë kontrollit”, ka thënë polici Argyris Syvris.

    Kampi në Moria, ku ishin mbi 12 mijë imigrantë – më tepër se katërfishtë sa e ka kapacitetin – është kritikuar vazhdimisht për kushte të dobëta të jetesës.

    Ky kamp ishte izoluar javën e kaluar pasi autoritetet konfirmuan se një azilkërkues aty ka testuar pozitiv për koronavirusin e ri. Numri i të infektuarve ëshë rritur deri në 35 që nga atëherë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Gusht 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. “Kosova zgjedh kryetarin e Kuvendit....
    Bota/Rajoni26 Gusht 2025
    Një kandidate republikane për Kongres në Teksas ka shkaktuar reagime të ashpra pas publikimit të një videoje fushate, ku shihet duke i...
    Bota/Rajoni26 Gusht 2025
    Uashingtoni është i përgatitur të kontribuojë me mjete vëzhgimi, komandë dhe kontroll, si dhe kapacitete të mbrojtjes ajrore, thanë zyrtarë evropianë. SHBA...
    Të tjera
    Lajme26 Gusht 2025
    Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka folur lidhur me një aksion të Policisë së Kosovës në veri gjatë kohës sa...
    Lajme26 Gusht 2025
    Të Mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, por priten edhe kalime vranësirash të shtresave të...
    Lajme26 Gusht 2025
    Vullnet Bugaqku nga KDI ka treguar për siç thotë ai tri shkeljet kushtetuese që janë bërë sot në seancën e Kuvendit të...
    Sport26 Gusht 2025
    Kampioni kazak, Kairat Almaty, bëri historinë e klubit duke u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, pasi eliminoi Celtic në play-off në...
    Lajme26 Gusht 2025
    Emilija Rexhepi do të jetë nënkryetare e legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deputetja nga radhët e Partisë së...
    Lajme26 Gusht 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, është deklaruar për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.