Një zjarr ka shpërthyer sot në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti deklaroi se zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, deklaroi Ahmeti për Front Online.