×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zjarr i madh në ndërtesën e lartë në Tajvan, së paku 14 të vdekur

    FrontOnline
    14 Tetor 2021

    Së paku 14 persona kanë vdekur dhe 51 të tjerë janë lënduar, pasi një zjarr i madh përfshiu një ndërtesë 13-katëshe në jug të Tajvanit në orët e para të së enjtes.

    Zjarri i ashpër shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe u përhap në shumë kate të ndërtesës, thanë zjarrfikësit në qytetin Kaohsiung.

    Banorët thanë se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm gjatë natës dhe kur u zgjuan, e panë ndërtesën në flakë, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

    Komandanti i zjarrfikësve, Lee Ching-hsiu, tha se të paktën nëntë nga të vdekurit në zjarr nuk kishin shenja jete, kur trupat e tyre u gjetën nga zjarrfikësit.

    Shkaktari i zjarrit, që besohet se ka nisur në katin e parë të ndërtesës, ende nuk është konfirmuar. Pritet që numri i viktimave të rritet, sepse shumë njerëz besohet se kanë mbetur të ngujuar në ndërtesë.

    Ndërtesa e vjetër 40 vjet shërbente si hapësirë për banim dhe tregti. Në katet e poshtme kishte dyqane, ndërsa në katet e sipërme banesa. Raportohet se mes kateve 7 e 11 ndodhen 120 njësi banimi.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 82-vjeçar, Behar Musaku ka qëlluar me armë zjarri të bijë, dhe më...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.