Një grua nga Obiliqi është raportuar e zhdukur në polici.
Ajo është larguar nga shtëpia e saj më datën 29 janar dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR/Obiliq 29.01.2023-14:3. Me 01.02.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj, rasti vazhdon të hetohet.