×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gripi në Kosovë, Hashani: Kemi rritje të lehtë, nuk ka nevojë për shqetësim

    FrontOnline
    06 Janar 2025

    Gripi ka mbërthyer edhe Kosovën. Qendrat e Mjekësisë Familjare po vërshohen nga pacientët për kontrolle. Ndonëse, ky grip llogaritet më i vrazhdë, kryeshefi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, Valdet Hashani, ka thënë se nuk ka nevojë për shqetësime.

    Ai tha se në javën e fundit ka një rritje të lehtë të fluksit të pacienteve.

    “Ndërsa, sa i përket gjendjeve të virozave të cilat manifestohen zakonisht në muajin dhjetor dhe janar kemi një rritje të lehtë, por simptomatologjia është pak a shumë më e rëndë se te gripat e tjerë, me qenë se shumicës së pacientëve i ordinohen edhe infuzionet, terapi parenterale me çka tregon se gjendja e këtyre pacienteve nuk përmirësohet edhe brenda dy, tri ose katër ditëve. Mirëpo, edhe këto janë sigurisht mutacione gjenetike të viruseve, edhe në kuadër të virozëve, të cilat janë të parapara ose janë të paraqitura edhe në sezonet e më hershme, nuk janë dicka risi”, tha Hashani.

    Ai u bënë apel qytetarëve se nuk ka nevojë për shqetësime, pasi sipas tij edhe terapia viroze është terapi simptomatike.

    “Njëjtë është edhe në lidhje me këtë gripin kineze që po raportohet në media, mirëpo kjo është realisht mutacion i këtyre virozave që veç i kemi pasur në këtë dekadën e fundit. Nuk ka nevojë për shqetësime, terapia viroze është terapi simptomatike, mirëpo këto po manifestohen edhe me inflamacionet të traktit sipërme-respirator ose edhe të poshtëm respirator, të cilat pastaj e komplikojnë gjendjen për shkak se nevojitet edhe marrja e terapisë me antibiotik ose trajtimi i pacientëve me antibiotik që realisht e vështirëson ose po e rrit fluksin e pacientëve për shkak të marrjes së infuzioneve të cilat ordinohen ne QKMF dhe në 17 qendrat tjera që i kemi të distribuarua në Prishtinë. Ky grip si mutacion që po paraqitet është pak më i vrazhdë por nuk ka nevojë për shqetësime”, tha Hashani.

    Ai rekomandon se pjesa më e madhe e pacientëve duhet të marrin çaj, supa, vitamina, marrje të paracetamolit për të menaxhuar temperaturën dhe dhimbjet.

    “Bazuar në simptomatologjin që i ka pacienti, por edhe ato që i kërkojmë në bazë të analizave laboratorike në qoftë se gjejmë që ka nevojë ose është rritur numri i leukociteve ose e kemi CRP e lartë atëherë orientojmë edhe terapi me antibiotik. Simpotmatologjia në qoftë se atakon organet tjera, këto po manifestohen edhe me vjellje, barkqitje, por edhe me dhimbje muskulare, në përgjithësi me plogështi. Simptomatologjia është e njëjtë por rikuperimi i pacienteve ose trajtimi i pacienteve po zgjatë jo sikurse rëndom prej gripit 3-4 ditë, por këto po zgjatin me dy e tri javë si trajtime. Kuptohet se trajtimet zgjatin për shkak të rimarrjes së organizmit, rimarrjes së imunitetit e kështu me radhë. terapia zakonisht që ordinohet me antibiotik është terapi 4-5 ditë, ndërsa pjesa tjetër merret me terapi suplumetale ose ndihmuese. Pjesën më të madhe e pacientëve që duhet me marr është çaj, supa, marrje të vitaminave, marrje të paracetamolit për të menaxhuar temperaturën dhe dhimbjet. Ndërsa pjesa tjetër që është shumë me rëndësi te gjendjet gripoze është regjimi i shtrati, duhet që të pushojnë me qëllim që të rritin imunitetin”, tha ai.

    Hashani thekson se vitin e kaluar në periudhën e njëjtë kohore me vitin e kaluar, sivjet vërehet një rritje e lehtë e rasteve të prekura me grip.

    “Në dhjetor të vitit të kaluar 4 mijë e 504 raste. Kemi një rritje të lehtë edhe këtë javë, ndërsa në raport në vitin 2024 i kemi pasur 45 mijë e 594 raste me grip ose gjendje virale. Ndërsa në vitin 2023 ka qenë diku 36 mijë raste, që në fakt nëse e krahasojmë në vitin 2023 me 2024 e kemi për 9 mijë raste me shumë të paraqitura nga virozat për vitin 2024”,tha ai./EO

    Nga Rubrika
    Front TV14 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në këtë fushatë nuk e ka ndërmend të merret me kundërkandidatë,...
    Lajme14 Janar 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sot lidhur me suspendimin e para disa të ditëve të...
    Lajme14 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., pasi i njëjti dyshohet...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim...
    Opinione14 Janar 2025
    Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i nisur fillimisht si një proces teknik, evoluoi në një dialog të thellë politik, shpesh duke marrë...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, së bashku me kolegen e tij, kandidatin për deputete, Mimoza Sojeva...
    Sport14 Janar 2025
    Një jetë për t`u përgatitur, disa sekonda apo centimetra diferencë për sukses dhe disa javë për të parë transformimin e plotë të...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kandidati i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, e quan veten një “agjent të ndryshimit”....
    Lajme14 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai në Ibër Lepenc, janë dy raste të ndara. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.