Një grua është raportuar e zhdukur në Gjakovë.
Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Gjakovë 21.07.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin poashtu është njoftuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.