Një 24 vjeçare është zhdukur që 3 ditë nga Skënderaj dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj. Familjarët e viktimës e kanë raportuar rastin në Polici sonte rreth orës 20:00.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rasti qenka raportuar sonte rreth orës 20:00, nga familjarët e saj. Qenka raportuar në Stacionin Policor të Skenderajt, nga ana e familjarve të saj. Rasti i 24 vjeçares, është inicuar si person i zhdukur. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, ka thënë Zahiti për Gazetën Express.
Ridvan Tahiri i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të deklaruar si të zhdukur, përmes një postimi të bërë në Facebook ka kërkuar mobilizim për gjetjen e 24-vjeçares.