Policia e Kosovës ka njoftuar se një nënë ka raportuar që dy fëmijët e saj janë zhdukur.
Në raportin 24 orësh thuhet se ankuesja ka raportuar se dy meshkuj kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
“PERSON I ZHDUKUR/Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj 02.06.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy fëmijët e saj, viktimat meshkuj kosovarë kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë rasti vazhdon të hetohet.