×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në Serbi – fituesi dihet!

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Ende nuk dihet vetëm një gjë: Nëse Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq do të fitojë dy të tretat e mandateve dhe kush do të futet në parlament. Një pjesë e opozitës do t’i bojkojtojë zgjedhjet.

    Nuk ka fije dyshimi se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, të cilat mbahen ditën e dielë, me 21 qershor. Partia Përparimtare Serbe (SNS) do të fitojë shumicën absolute. Në sondazhet e fundit thuhet madje se SNS e presidentit Aleksandar Vuçiq mund të fitojë rreth 60-62% të votave. Zgjedhjet do të bojkotohen nga një pjesë e madhe e opozitës.

    Zgjedhësit që janë më pak të informuar, mund të dyshojnë madje se SNS nuk do të dalë fare në zgjedhje, sepse lista e kësaj partie mban titullin „Aleksandar Vuçiq – për fëmijët tanë.“ Në fushatë shihet në fakt vetëm presidenti Vuçiq, i cili është i pranishëm gjithandej. Në këtë listë janë edhe disa parti të vogla.

    „Fitorja nuk është edhe aq e sigurt. Kjo mund të jetë thikë me dy presa, sepse zgjedhësit mund të mendojnë se fitorja është e sigurt dhe nuk votojnë fare“, thotë Vladimir Gjukanoviq, përfaqësues i SNS. Në pyetjen tonë, me çfarë rezultati do të ishte e kënaqur kjo parti?, ai përgjigjet: “Me fitoren e shumicës absolute dhe me një legjitimitet sa më të fuqishëm”. Përfaqësuesit e listës së Vuçiqit do të dëshironin të fitojnë një shumicë të domosdoshme për qeverisje stabile në katër vjetët e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave edhe do të arrihet.

    Cilat subjekte mund të futen në Kuvend?

    Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë, por shumicën e këtyre mandateve do ta fitojë partia e Vuçiqit. Sipas sondazheve të fundit, një betejë shumë më e madhe do të zhvillohet për futjen në Kuvend të partive të tjera. E sigurt është Partia Socialiste e Serbisë (SPS), e ministrit të Jashtëm Ivica Daçiq, e cila mund të shënojë rezultat dyshifror. Partia e Vuçiqit dhe Daçiqit janë aktualisht në koalicionin qeverisës.

    Ndërsa nga radhët e opozitës së deritanishme shumë parti do të kenë problem ta kalojnë kufirin prej 3%, sa nevojitet për t’u futur në parlament. Në sondazhe thuhet se këtë prag mund të kalojnë Lidhja Patriotike Serbe (SPAS), e ish-sportistit më të mirë në botë Aleksandar Shapiq për volejbollin në ujë, si dhe Lëvizja Lilbera e Qyetarëve të Lirë (PSG), të cilën e drejton aktori Sergej Trifunoviq.

    Në zgjedhje kandidojnë 21 lista të ndryshme. Ndër ato që eventualisht mund të futen në parlament janë edhe radikalët e të denuarit për krime lufte në Tribunalin e Hagës, Vojisllav Sheshel si dhe partitë e minoriteteve hungareze dhe shqiptare.

    „Me uljen e kufirit nga 5 në 3 % (në shkurt të këtij viti), mundësohet futja në parlament e disa partive më të vogla, të cilat në kushtet normale nuk do të kishin kurrfarë shansi për të fituar ndonjë mandat”, thotë politologu Filip Balunoviq. „Me uljen e këtij cenzusi ulet edhe rezistenca jashtëparlamentare dhe relativizohet bojkoti i zgjedhjeve nga disa parti më të mëdha opozitare. Ky do të jetë rezultati më i rëndësishëm i zgjedhjeve.”

    Kritikët thonë se shumë subjekte, nga 21 sa konkurrojnë në zgjedhje, janë në fakt prodhim i vet partisë në pushtet – SNS, e cila synon që në opinion të lë përshtypjen se zgjedhjet janë tërësisht të rregullta dhe demokratike.

    „Nuk mund të paramendoj asnjë vend në Evropë ku mund të ndodhin gjëra të këtilla”, thotë për Deutsche Wellen, Borko Stefanoviq, nënkryetar i Partisë Liri dhe Drejtësi (SSP), e cila i përket grupit të partive që do të bojkotojnë zgjedhjet, me shpjegimin se nuk ekzistojnë kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

    Kritika të ashpra ndaj pushtetit

    Vuçiqi është në pushtet prej tetë vitesh- në postin e kryeministrit dhe presidentit. Gjatë kësaj kohe ai ka marrë nën kontroll shumicën dërmuese të mediave, ku politikanët kritikë nuk kanë ndonjë qasje. Gazetarët hulumtues kanë zbuluar ndërkohë një varg aferash, ku shihet ndërlidhja mes krimit të organizuar, blerjes së votave dhe punësimeve partiake. Të gjitha këto janë përmbledhur edhe në raportin e organizatës Freedom Housa, e cila Serbinë për herë të parë nuk e radhit ndër vendet demokratike, prej vrasjes së Zoran Gjingjiqit, në vitin 2003.

    „Ndaj është tepër me rëndësi që të demaskohet ky regjim”, pohon Stefanoviq. „Bojkoti është vetëm hapi i parë në rrugën e masave të presionit tonë, sepse duhet të shihet se Aleksandar Vuçiqi nuk e ka mbështetjen e më shumë se 20% të zgjedhësve në Serbi. Me këtë përqindje ai është duke qeverisur vendin për tetë vite me radhë me metoda autokratike.”

    Ndër partitë, të cilat do t’i bojkotojnë zgjedhjet është edhe Partia Demokratike, e dobësuar shumë kohët e fundit, disa parti të tjera me orientin demokratik si dhe lëvizja djathtiste Dveri. Këto parti kanë kritikuar ashpër lëvizjen PSG të aktorit Sergej Trifunoviq, i cili në fillim pohonte se do t’i bojkotojë zgjedhjet, e në fund vendosi të marrë pjesë.

    “Zgjedhjet po bojkotohen vetëm nga disa parti që janë tharë si kosi në diell”, thotë përfaqësuesi i SNS Gjukanoviq. Edhe politologu Bulanoviq mendon se opozita ka gabuar kur ka vendosur t’i bojkotojë zgjedhjet. „Ata kanë bërë gabim të madh, kanë dashur të shantazhojnë zgjedhësit dhe kanë moralizuar pa nevojë. Kanë thënë se çdo dalje në zgjedhje është automatikisht një votë më shumë për Vuçiqin dhe kanë denuar ata që votojnë.”

    Në sondazhe thuhet se në zgjedhje do të dalin më pak votues se herën e kaluar. Ndërkohë që në zgjedhjet e kaluara kanë votuar vetëm pak më shumë se 50% e zgjedhësve në Serbi. Në lista ka rreth 6,7 milionë votues në vend dhe jashtë vendit. Pjesëmarrjen në zgjedhje me siguri që mund ta influencojë edhe frika nga virusi Corona.

    Kosova

    Një prej temave që preokupon opinionin në Serbi është edhe çështja e Kosovës, ndonëse kjo nuk është tema kryesore e fushatës elektorale. Pyetja më e rëndësishme në këtë moment është nëse Vuçiqi dhe partia e tij SNS do të sigurojnë një shumicë prej dy të tretave të mandateve për ndryshimin e Kushtetutës, sepse në Serbi mendohet se së shpejti mund të ketë edhe ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. E kjo nënkupton edhe domosdoshmërinë e ndryshimeve kushtetuese.

    Ka dhe analistë, të cilët mendojnë se Vuçiqi as vet nuk do të donte të fitojë një shumicë tepër të madhe, me qëllim që të mos marrë vet përgjegjësinë për ndryshimet kushtetuese, sepse njohja e Kosovës apo anëtarësimi i saj në kombet e Bashkuara edhe më tej konsiderohet në Serbi si një temë tabu. „Mendoj se SNS është shumë e interesuar që të ketë edhe një parti tjetër në koalicion, për të ndarë përgjegjësinë rreth çështjes së Kosovës“, pohon Bulanoviq. “SNS do të kërkojë një konsensus sa më të gjërë për këtë çështje.”

    Të dielën në Serbi do të votohet edhe për pushtetin krahinor në Vojvodinë si dhe zgjedhjet lokale. Nga rreth 200 komuna dhe qytete, SNS e Vuçiqit aktualisht nuk është në pushtet në vetëm pesë prej tyre – në Novi Beograd, Stari Grad (komunë e Beogradit) si dhe në Çajetinë, Paraqin dhe Shabac./DW

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Vip22 Nëntor 2024
    Gjesti është deklaruar se është lënduar shumë nga Xheneta. Pasi u shfaq klipi i dyshes, Gjesti në ‘prime’ tha se nga Xheneta...
    Sport22 Nëntor 2024
    Ish-mbrojtësi i Interit dhe Italisë, Marco Materazzi, ka patur një karrierë të bujshme teksa ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ka një...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Armend Zemaj ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia janë...
    Vip22 Nëntor 2024
    Ka nisur spektakli i shout më të famshëm, Big Brother VIP Kosova, i cili sonte pritet të shpërthejë me emocione, surpriza dhe...
    Vip22 Nëntor 2024
    Tre banorët e shtëpisë, Edi, Driloni dhe Burimi kanë ngacmuar Sarën. Edi u shpreh se do t’ia plotësoj të gjitha dëshirat Sarës,...
    Vip22 Nëntor 2024
    Driloni dhe Sara e kanë shprehur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit. Ndonëse në kuadër të shakasë, Driloni u shpreh se i pëlqejnë femrat sikurse...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.