×
  • Opinione
  • Opinione

    Zgjedhjet në lindje të Gjermanisë – shuplakë për qeverinë e koalicionit

    Sabine Kinkartz
    03 Shtator 2024

    Ishin vetëm dy lande federale nga gjithsej 16 lande, ku më 1 shtator u zgjodh një parlament i ri i landit. Ishin pesë milionë votues nga më shumë se 61 milionë persona me të drejtë vote në të gjithë Gjermaninë. E, megjithatë, zgjedhjet në landet Saksoni dhe Tyringi kanë shumë më tepër rëndësi se ajo rajonale. Nga njëra anë, sepse për herë të parë në zgjedhjet e një landi një parti e ekstremit të djathtë si AfD – Alternativa për Gjermaninë – fitoi më shumë se një çerekun e votave. Nga ana tjetër, se partitë që formojnë qeverinë në Berlin asnjëherë nuk kanë marrë së bashku një rezultat kaq të dobët elektoral.

    Si në Saksoni edhe në Tyringi partia e provuar si ektremiste e djathtë, AfD, mori më shumë sy dyfishin e votave se socialdemokratët e SPD-së, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së të marrë së bashku. Rezultatet e tyre janë njëshifrore dhe te Të Gjelbrit apo FDP-ja madje nuk mjaftojnë për të hyrë në parlamentet e landeve Saksoni dhe Tyringi. Edhe Partia Socialdemokrate, SPD, sipas sondazheve parazgjedhore madje rrezikon të mos hyjë në Parlament, por në fund socialdemokratët shpëtuan nga ky dështim i plotë. Katër nga pesë gjermanë janë të pakënaqur me punën e qeverisë dhe kjo prej muajsh. Në trendin e Gjermanisë që publikon televizioni ARD, kancelari Scholz dhe ministrat e tij marrin nota të dobta.

    Koalicioni qeveritar në Berlin perceptohet si i përçarë dhe i paaftë. Kreu i Të Gjelbërve, Omid Nouripour, tha pas votimeve se secili duhet “të shikojë njëherë nga vetja”. Në këtë pikë nuk ndihmoi që qeveria pak para votimeve në plan afatshkurtër dhe me shpejtësi mori masa pas atentatit me thikë në Solingen, ku humbën jetën tre vetë. Në politikën e migracionit u bënë të ditura ashpërsimet e reja dhe papritur kthyen në Afganistan 28 vetë me vepra penale.

    AfD e shikon veten të konfirmuar. Zgjedhjet në dy lande i dhanë kësaj partie një rezultat “historik”, tha bashkëkryetarja e partisë, Alice Weidel, natën e së dielës dhe kërkoi që qeveria të japë dorëheqjen. “Ky është ndëshkim për koalicionin”, tha ajo, dhe qeveria duhet të pyesë veten nëse mund të qeverisë kështu.

    Më 22 shtator zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e landit në Brandenburg. Aty kryeson AfD, por e ndjekur pas nga Partia Socialdemokrate. Socialdemokratët do të bëjnë gjithçka, të ruajnë qetësinë para zgjedhjeve që kanë rëndësi shumë të madhe për partinë. Që nga viti 1990, kjo parti qeveris në këtë land. “Unë pres që të gjithë të angazhohen shumë më tepër se deri tani”, paralajmëroi kreu i Partisë Socialdemokrate, Lars Klingbeil. “Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre që të bëhet më mirë”.

    Klingbeil tha se kancelari Olaf Scholz ka mbështetjen e partisë, pavarësisht rezultateve të dobëta në dy landet Tyringi dhe Saksoni. Nga kreu i partisë ende dëgjohet se me Olaf Scholzin si kandidat për kancelar do të shkohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të federatës. Por, kjo mund të ndryshojë menjëherë, nëse kryeministri i landit Brandenburg, Dietmar Woidke i SPD-së, dështon të rizgjidhet. Kjo mund të rrisë zërat që dëgjohen që tani brenda SPD-së, që si kandidat për kancelar për zgjedhjet e vitit 2025 më mirë të paraqitet ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, shumë më i preferuar se kancelari Scholz aktualisht.

    Pyetja që shtrohet është nëse koalicioni i SPD-së, Të Gjelbërve dhe FDP-së do të rezistojë deri në zgjedhjet e ardhshme? Rezultatet e dobëta në lande dhe sondazhet me vlera shumë të ulëta në nivel federate e kanë prishur atmosferën. Brenda partive janë shtuar zërat për më shumë prezencë dhe profilizim. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Kevin Kühnert, tha se “tani për partinë time do të bëhet fjalë të emancipohet më shumë nga të tjerat dhe të bëjë të qartë se çfarë mund të marrësh nga SPD-ja dhe ku ne nuk do të lejojmë më të na hedhin valle në majë të hundës”.

    Potencial për konflikte ka – jo vetëm grindja për buxhetin për vitin e ardhshëm, që duhet të miratohet në Bundestag. Mbetet të pritet nëse qeveria do t’i zbatojë ashpërsimet e parashikuara në politikën e migracionit. Ka zëra kritikë brenda krahut të majtë të SPD-së dhe Të Gjelbërve që nuk janë dakord me to.

    Në të vërtetë, asnjë nga partitë e koalicionit nuk mund të shkojë deri në atë pikë sa koalicioni të dështojë. Nëse do të kishte zgjedhje ta parakohshme, ky koalicion nuk do të ketë shumicën, sipas rezultateve të deritanishme në sondazhe. Fituesit do të ishin Unioni dhe AfD-ja që krijojnë grupin më të madh opozitar në Bundestag. “Partitë e koalicionit janë ndëshkuar”, tha kreu i përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann në zgjedhjet e landit. “Një parti e kancelarit që në të dy landet arrin rezultat njëshifror duhet t’i shtrojë vetes pyetjen, nëse bën vërtet politikë për popullin në Gjermani”?

    Unioni CDU/CSU ka për ta rritur edhe më shumë presionin ndaj qeverisë. Aktualisht nuk kërkon vetëm të zbatohen me shpejtësi ndryshimet e parashikuara në politikën e migracionit, por kërkon ashpërsime të tjera. Kreu i CDU-së, Friedrich Merz, tha pas sulmit me thikë në Solingen duhet të flitet për një “kufi të mbingarkesës” që është tejkaluar në vend. Merz kërkoi që qeveria të shpallë “një emergjencë kombëtare” që të kthejë refugjatët drejt e në kufi. /DW/

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë se kjo Odë nuk ka pranuar ndonjë ankesë për vonimin e subvencionimit nga...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme në selinë e LDK-së për të kujtuar Xhemail Mustafën në 24...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në Kosovë përgjatë këtyre gati...
    Vip23 Nëntor 2024
    Gjatë mbrëmjes, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka bërë një pyetje interesante Xuxit. “Pse e përshëndete babanë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi në qytetin e Istogut. Përmes një njoftimi për media, KFOR...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Deputetja nga Grupi multietnik njëherësh anëtare në Komisionin për Buxhet, Duda Balje ka konfirmuar se ka vonesa për subvencionimin e bizneseve nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.