×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri për “Ditën e Diasporës” thotë se duhet përfaqësim dinjitoz i bashkatdhetarëve

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Zv-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Bekim Brestovci, ka uruar 2 Gushtin, Dita e Diasporës në Kosovë.

    Në një shkrim të publikuar në llogarinë e tij në “Facebookl, Brestovci shotë diaspora shqiptare me origjinë nga Kosova, u krijua ndër decenie si rezultat i gjendjes së rëndë ekonomike, përndjekjeve politike e represive si dhe nga gjenocidi e dëbimi masiv nga trojet e tyre shekullore të ushtruar nga pushteti i Serbisë që datojnë që nga viti 1912 (shpërngulja e madhe e shqiptarëve në Turqi) e deri tek dëbimi masiv gjatë luftës së fundit të viteve 1998-1999.

    “Sot kurë ne po shënojmë ditën e Diasporës edhe pse këtë vit për shkat të pandemisë dhe në shenjë të respektimit të rregullave të IKSHP, pa ndonjë aktivitet të theksuar, në emër timin personal por edhe nga funksioni im zëvendësministër në MPJD, urimit tim i bashkangjes edhe zotimin tim për punë të palodhshme dhe angazhimin tim maksimal në krijimin e mundësive të një përfaqësimi dinjitoz të interesave dhe nevojave të Diasporės në RKS”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Shënimi i plotë i tij:

    2 GUSHTI, DITA E DIASPORËS NË KOSOVË

    Diaspora shqiptare me origjinë nga Kosova, u krijua ndër decenie si rezultat i gjendjes së rëndë ekonomike, përndjekjeve politike e represive si dhe nga gjenocidi e dëbimi masiv nga trojet e tyre shekullore të ushtruar nga pushteti i Serbisë që datojnë që nga viti 1912 (shpërngulja e madhe e shqiptarëve në Turqi) e deri tek dëbimi masiv gjatë luftës së fundit të viteve 1998-1999.

    E shpërndarë thuaja në çdo cep të botës, Diaspora jonë e mirëintegruar në shtetet pritëse, shumë shpejt u bë bartëse e organizimeve të panumërta të cilat Kosovën e ndihmuan në organizimin e sajë politik, në senzibilizimin e qështjes politike dhe aspiratave të popullit të Kosovës, në funksionalizimin e sistemit paralel shtetëror të viteve 90-ta e deri në kintributin sublim për çlirimin e vendit përmes ndihmave materiale për luftën por edhe përmes kyqjes së drejtoërdrejtë vullnetare në UÇK.

    Diaspora jonë, përveq ndihmave të mëdha përmes Remitencave, dha deri më tani një kontribut të madh në rimëkëmbjen ekonomike të vendit duke investuar kapitalin e tyre në shumë e shumë ndërmarrje prodhuese, ndërtimore, shërbyese e hoteliere, duke ndihmuar kështu edhe zbutjen e papunësisë e cila është një ndër preokupimet kryesore të institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Viteve të fundit, për krenarinë tonë pjestarë të Diasporës jo vetëm që po tregohen të suksesshëm në afarizëm, në sport, muzikë, në shkencë e shumë lëmi profesionale por tanimë po bëhen edhe pjesë aktive në jetën politike në shtetet në të cilat jetojnë duke marrë edhe pozita politike të avansuara.

    Sot kurë ne po shënojmë ditën e Diasporës edhe pse këtë vit për shkat të pandemisë dhe në shenjë të respektimit të rregullave të IKSHP, pa ndonjë aktivitet të theksuar, në emër timin personal por edhe nga funksioni im zëvendësministër në MPJD, urimit tim i bashkangjes edhe zotimin tim për punë të palodhshme dhe angazhimin tim maksimal në krijimin e mundësive të një përfaqësimi dinjitoz të interesave dhe nevojave të Diasporės në RKS.

    Urime për çdo pjestarë të Diasporës, 2 Gushti dita e Diasporës!

    Respekt e konsideratë të pafund për kontributin tuaj në intres dhe dobi të RKS.

    Zv-ministri i MPJD-së në ditën e Diasporës zotohet për përfaqësim dinjitoz të interesave dhe nevojave

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.