×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj riorganizon sistemin shëndetësor, parësore ruajta e jetës së qytetarëve

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Qeveria e vendit është detyruar që nga sot t’i kthej disa masa me qëllim të mbrojtjes se jetës së qytetarëve. Të gjithë kryetarët e komunave kanë pëkrahur parezervë veprimet e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Vet ministri Zemaj i ka quajtur imperativë të Kosovës rivendosjen e disa masave kufizuese. Ai ka pohuar se për mosrespektuesit e rregullave do të kenë sanksione ligjore.

    Sipas Zemajt në mbikqyrje të zbatimit të masave do të jenë inspektorët e inspektorateve (Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Inspektoratet Komunale, dhe mekanizmat e sigurisë etj). Komunat gjithashtu tashmë kanë  riaktivizuar plotësisht shtabet emergjente.

    Krahas rikthimit të disa masave ministria e shëndetësisë ka filluar edhe një riorganizim të gjitha spitalve me qëllim që gjithë qytetarët e vendit të kenë edhe më shumë mundësi për trajtimin e tyre mjekësor. Kjo është hera e parë që merret një vendim i tillë nga qeveria me qëllim të ruajtjes së jetës së qytetarëve.

    Konform vendimeve të Qeverisë ka filluar edhe riorganizimi i kapaciteteve spitalore dhe shtimi i shtretërve, fuqizimi i personelit me profesionistët e rekrutuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë specifike në degët si mikrobiologjia, infektologjia dhe shërbimet e tjera të ndërlidhura me rastet e Covid-19, ndërkohë që gjatë javës, MSh do t’i prezantojë për miratim Qeverisë edhe Planin e Veprimit për procedurat e testimit për Covid-19 në Kosovë.

    Shtimi i rasteve edhe si pasojë e mosrespetkimit të masave thelbësore ka bërë që qeveria të nis menjeherë krijim të kapaciteteve të reja testuese në regjione, të licencoj institucioneve shëndetësore private për të kryer testime për Covid-19, të  blejë 100,000 testeve virologjike, 500,000 vaksinave të gripit sezonal, të porosisë  vaksina eventuale kundër Covid-19, të blejë 7 aparate për testim, të siguroj  terapi të mjaftueshme të Covid-19, të sigurojë pagesa dhe buxhet shëndetësor shtesë për personelin shëndetësor dhe pajisje mbrojtëse për ta.

    Është hera e parë që prej fillimit të pandemisë që gjithë pa asnjë dallim përkrahin vendimet e qeverisë.  /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.