Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Maqedonisë Veriore për hapjen e kufirit me Kosovën pa teste PCR.
Zemaj ka thënë se situate epidemiologjike në vend nuk përbën rrezik, derisa ka shtuar se “testi PCR mund të kthehet nëse vërejmë se ka rritje të rasteve të infeksionit”.
“Qeveria e Maqedonisë Veriore ka mirartuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR. Këtë ma konfirmoj zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike. Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR. Test PCR mund të kthehen nëse vërejm se ka rritjet të rasteve të infeksionit”, ka shkruar ai në Facebook.