×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj përshëndet shkarkimin e Basri Sejdiut, paralajmëron veprime të tjera

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka përshëndetur shkarkimin e drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, derisa ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ndërmerren veprime të tjera konkrete për të qartësuar situatën e krijuar pas vdekjeve të dyshimta në Klinikën Infektive.

    Megjithatë në konferencën për media të së martës, ministri i Shëndetësisë, tha se ende nuk ka pranuar asnjë raport zyrtarë nga Prokuroria për këtë.

    Zemaj: Shkarkimi i drejtorit Basri Sejdiu është vendim për t’u përshëndetur

    “Shkarkimi i drejtorit Basri Sejdiu është vendim për t’u përshëndetur dhe duhet të përcillet me veprime konkrete për të vënë drejtësi dhe qartësuar situatën e krijuar. Ne do të jemi transparentë dhe do të kërkojmë transparencë të plotë në mënyrë që të mos krijohen paqartësi tek qytetarët tanë. Secili do t’i bartë përgjegjësitë që i takojnë dhe në ditët në vazhdim do të bëjmë publike edhe veprime të tjera konkrete”, tha ai.

    Krahas kësajm ai tha se ka kërkuar raporte shtesë nga të gjitha hallkat përgjegjëse në QKUK.

    Zemaj: Ende nuk kemi marrë asnjë raport nga Prokuroria

    “Si ministër i Shëndetësisë në kuadër të kompetencave që më takojnë kam kërkuar raport nga të gjitha hallkat përgjegjëse për rastin që ka ndodhur në Klinikën Infektive. Gjithashtu me organet e drejtësisë jemi në koordinim të plotë. Asnjëherë nuk duhet të ngutemi me deklarime politike për këtë situatë… Unë nuk përzihem në punën e prokurorisë është punë e tyre, ajo çfarë kërkojë është që ata sa më shpejtë të dalin me raport konkret të informojnë ministrinë dhe shërbimin spitalor që të jemi të informuar në detaje a ka ndonjë element të veprës penale. Ende nuk kemi marrë asnjë raport dhe kërkoj që të kemi sa më shpejtë”, tha ai.

    Derisa theksoi se çdo person që ka humbur jetën si pasojë e Covid 19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Zemaj: Çdo person që ka pësuar me fatalitet ka pas sëmundje tjera përcjellëse

    “Çdo person që ka pësuar me fatalitet ka pas edhe sëmundje të tjera përcjellëse”, u shpreh Zemaj.

    I pyetur për emërimin e infektologut, Valbon Krasniqi si ushtrues detyre i drejtorit të ShSKUK, ani pse ka qenë pjesë e LDK-së, Zemaj tha se atij i intereson vetëm që zgjedhja e tij të jenë në bazë të ligjit.

    Zemaj: Mua më intereson vetëm zgjedhja e tij të jenë në bazë të ligjit

    “Është e drejtë e çdo njërit që të garojë edhe të jetë i zgjedhur, por mua më intereson se vetëm zgjedhja e tij të jetë konform ligjit. Të mos ketë shkelje ligjore dhe mbi të gjitha të ketë etikë profesionale”, tha ai.

    Të hënën kanë rezultuar 195 raste rë reja pozitive me Covid 19.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.