×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj ofron mbështeje për Komitetin e ShSKUK-së

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës(ShSKUK) për menaxhim të situatës me Covid-19.

    Zemaj në mbledhje u informuar nga anëtarët e Komitetit në lidhje me punën dhe organizimin që ka bërë dhe po bëhet nga ky Komitet për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me Covid-19.

    Gjatë takimit Zemaj ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësorë për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin për trajtim të rasteve me Covid-19, duke ofruar përkrahjen e plotë nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhim të Pandemisë dhe situatës së përgjithshme.

    “ Jemi në situatë emergjente, të jeni vigjilentë, kërkojë që riorganizimi të bëhet si është më së miri në të gjitha klinikat dhe spitalet, kam kërkuar që të ketë prioritet të lartë punimi i mostrave të analizave për klinikat ku trajtohen rastet me Covid-19, si Klinika Infektive, Pulmologjia, Neurologjia, por edhe Mjekësia Sportive, rastet nga spitalet e përgjithshme poashtu janë urgjente dhe nuk do të pritet për rezultate” theksoi Ministri Zemaj.

    Sipas tij, gatishmëria dhe koordinimi duhet të jetë në nivelin më lartë kurse Ministria e Shëndetësisë do të bëjë edhe furnizimet e nevojshme në koordinim të plotë me të gjitha institucionet.

    Ushtrueesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka njoftuar ministrin se në bazë të raportimve në nivel të klinikave të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme ka në trajtim mbi 500 pacientë të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19 të cilët janë duke marrë shërbime shëndetësore.

    Ai ka njoftuar në lidhje me zbatimin e vendimit të qeverisë së Kosovës për riorganizim të hapësirave dhe stafit shëndetësorë, me theks të vecantë krijimin e hapësirave të rejra për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuar me Covid-19.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Prilli në Kosovë fillon i ftohtë, me vranësira e reshje lokale shiu. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja,...
    Lajme31 Mars 2025
    Ka ardhur reagimi i parë nga kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës pas publikimit të bisedave të Kryesisë në një grup në...
    Lajme31 Mars 2025
    Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nga ku tha...
    Të tjera
    Vip31 Mars 2025
    Pritja mbaroi, tani të gjithë sytë në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus. Nisi Ferma Vip 2, spektakli juaj, aty ku çdo...
    Lifestyle31 Mars 2025
    Pranvera sjell një bollëk ushqimesh të freskëta dhe të shëndetshme që përveçse freskojnë menunë, janë edhe burim i shumë lëndëve ushqyese të...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin...
    Opinione31 Mars 2025
    Shkruan Piro Ahmetaj: Sigurisht e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Vip31 Mars 2025
    Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.