Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po vazhdon vizitat nëpër spitalet e Kosovës.
Zemaj sot ka vizituar komunën e Mitrovicës, ndërsa më pas ka mbajtur konferencë për media.
“Jo vetëm që është shndërruar në prioritet lufta kundër Covid 19, por po mundohemi të rrisim kapacitetet edhe këtu, në mënyrë që pacientët e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skënderajt të mos kenë nevojë të shkojnë për trajtim në Prishtinë”.
Zemaj ka thënë se pas kalimit të pandemisë, fokusi do të jetë “decentralizimi i shërbimeve shëndetësore dhe spitaleve rajonale në Kosovë”.
“Me këtë, ndihmojmë banorët dhe i japim mundësi QKUK që të shkarkohet”, ka thënë Zemaj që ka sjellë një autoambulancë për këtë spital, donacion ky i BE-së.”, u shpreh ai.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/725116974722951/