×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj në Kirurgjinë Torakale: Duam të rikthejmë të gjitha shërbimet shëndetësore

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pasditen e sotme ka vizituar Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK, nga ku u zotua se pa marrë parasysh ashpërsimin e pandemisë asnjë rast emergjent nuk do të mbetet pa u trajtuar.

    I pari i Shëndetësisë ka theksuar se ministria që ai udhëheq, është duke u kujdesur për kthimin e tërësishëm të stafit mjekësor, në mënyrë që edhe pacientët me sëmundje jo Covid të marrin shërbimet e nevojshme, pasi disa prej shërbimeve ishin reduktuar për shkak të pandemisë.

    “Në luftën aktuale kundër pandemisë Covid-19 personeli ynë shëndetësor është përballur me vështirësi edhe me infeksion por është dashur që të reduktojmë stafin në nivele të ndryshme por tani po mendojmë që t’i fuqizojmë të gjitha kapacitetet, t’i kanalizojmë veprimet tona në aspekt të dukshëm dhe të ofrojmë shërbime për qytetarët e vendit, krahas luftimit të pandemisë. Lufta jonë nuk është vetëm kundër pandemisë është përmirësimi dhe avancimi i shërbimeve shëndetësore”, ka thënë ai.

    Të njëjtin mendim ndan edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili ka theksuar se asnjë pacient i çfarëdolloj sëmundjeje nuk duhet të pësojë në këtë kohë.

    Krasniqi u zotua se pavarësisht situatës aktuale e cila është krijuar për shkak të Covid-19, pacientët do t’i marrin të gjitha shërbimet me profesionalizëm dhe në kohën e duhur.

    “Ne si shërbim spitalor kemi obligim që asnjë pacientë me sëmundje të tjera të natyrës jo Covid, të mos pësojë në këtë kohë. Pacientët e natyrës kirurgjike të përfshirë edhe kirurgjinë torakale janë pacientë të cilët kërkojnë ndërhyrje të shpejta akute, prandaj edhe në këtë kohë të pandemisë këto shërbime duhet të funksionojnë. Jemi këtu për të siguruar qytetarët se pa marrë parasysh ashpërsinë e pandemisë, shërbimet emergjente të çfarëdo natyre pra edhe ato kirurgjike do t’i marrin me profesionalizëm dhe në kohën e duhur”, ka thënë ai.

    Ndërsa, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Saudin Maliqi ka thënë se gradualisht po mundohet të rikthejnë stafin e reduktuar për shkak të pandemisë, me qëllim që pacientët e kësaj klinike të marrin të gjitha shërbimet bazike.

    “Kemi qenë kohëve të fundit të shtyrë të reduktojmë shumë për shkak të situatës ose të zvogëlojmë shumë ndërhyrjet kirurgjike, por tani planifikojmë të bëjmë një hapje më të ngadalshme në mënyrë që t’i ofrojmë një shërbim bazik për mbrojte të gjithë qytetarëve tanë edhe të mendojmë për ta edhe në këto kushte”, ka deklaruar ai./

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Ka vdekur avokati nga Podujeva, Gëzim Namani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK’së në Podujevë, Ekrem Hyseni....
    Lajme18 Mars 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, së bashku me ekipet turke të Monitorimit të Lidhjes, ekipin e Bashkëpunimit Civil-Ushtarak dhe drejtuesit...
    Lajme18 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të hënën në Berlin ka dekoruar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag dhe ish-ministrin...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Është raportuar në polici se katër burra janë rrahur mes vete. Policia ka bërë të ditur se dy prej tyre janë arrestuar...
    Kronika18 Mars 2025
    Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Kaçanik, duke vjedhur kështu stoli ari. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit në Ohër, më 18 mars 2023, ishin dakorduar për...
    Kronika18 Mars 2025
    Dy të mitur janë arrestuar në Gjilan pasi kanë tentuar të kryejnë grabitje në një market. Ata e kanë sulmuar me shishe...
    Kronika18 Mars 2025
    Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Viti. Policia bën të ditur se në vendin...
    Kronika18 Mars 2025
    Është gjetur pa shenja jete një grua në Gjakovë. Policia ka bërë të ditur se mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj ...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.