×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Lufta ndaj kancerit të gjirit nuk nis në tetor

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita” kanë organizuar diskutim kushtuar muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se ky takim është për të dhënë mesazhet për të shërbyer si qasje e tyre për plotësimin e nevojave por edhe luftimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

    “Luftimi i kancerit të gjirit është luftë që nuk fillon në muajin e tetorit. Nuk është e lehtë, por nëse ndiqni rekomandimet, gjasat për të fituar betejën janë të mëdha. Me hetimin e hershëm të kësaj sëmundjeje tinëzare, fitohet beteja. Jemi këtu për të thënë mesazhin se lufta tinëzare ka shërim vetëm nëse zbulohet herët”, ka thënë ai.

    Ish-presidentja, Atifete Jahjaga ka theksuar se këtë vit nuk po organizohet ecja tradicionale, por që sipas saj, ky muaj duhet të reflektojë për shëndetin dhe rrezikun e kësaj sëmundje.

    “Fatkeqësisht viteve të fundit kemi vërejtur numër më të madh të të prekurve. Është muaj qe ne me vite të tëra kemi shfrytëzuar si muaj i avokimit për kujdes më të madh për shëndetin e gjithsecilit. Lutja ime sot është që të jemi më egoist për shëndetin e familjarëve tanë. Unë ju kisha lutur që kjo listë e prioriteteve të ndryshojë dhe se pari të kujdesimi për vetën. Zakonisht në këtë ditë ne kemi kujtuar ata dhe ato që nuk janë në mesin tonë”, theksoi ajo.

    Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit “Jeta/Vita”, Nafije Latifi theksoi se që 15 vjet si organizatë janë duke pasqyruar gjendjen jo të mirë të grave në përballjen me këtë sëmundje.

    “Në vazhdimësi edhe këtu sot bëj kërkesë që të shtohen mundësitë që gratë të kenë mundësi më të madhe për diagnostikim, mos të ketë pritje të gjata dhe të kenë mbështetje psiko-sociale dhe fizioterepatutike dhe të mos ndjehen keq ato pa flokë, këto duhet të rregullohen me ligj nga institucionet dhe të mos priten lëmoshë”, është shprehur ajo.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.