×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj flet për lehtësimin e masave anti-COVID

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Derisa sot ka qarkulluar lajmi se do merret vendim për heqjen e orës policore dhe zgjatjen e orarit për funksionimin e gastronomisë, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk ka dhënë detaje rreth lehtësimit ose jo të masave anti-Covid, megjithatë tha se lëvizja e masave mund të jetë shumë minimale dhe në bazë të manualit.

    Zemaj tha se janë duke shqyrtuar ndonjë mundësi sa i takon grumbullimit të njerëzve nëpër hapësira të caktuara.

    “Ne jemi në fund të javës ku çdo javë e bëjmë rishikimin edhe sipas kategorizimit gjendja epidemilogjike në vend është relativisht e qetë, por nuk do thotë që jemi të rrezikuar edhe nga vendet e rajonit dhe nga vendet ta quaj potencialisht shpërndarës të infeksionit…Duhet të jemi të kujdesshëm por mbi të gjitha ta ruajmë kontinuitetin e zbatimit dhe mbikëqyrjes së masave…Do të shohim edhe me qeverinë nëse do të mund të lëvizim sipas manualit me ndonjë masë sa i përket grumbullimit apo përcaktimit të grupeve të njerëzve të cilët mund të jenë prezent në një objekt të caktuar apo jashtë saj. Kjo lëvizje mund të jetë shumë minimale në bazë të manualit….Brenda kategorizimit ne gjithmonë kemi lëvizur me orarin, kemi lëvizur edhe herën e kaluar në fund të rishikimit të masave kur i kishim mund të lëvizim, por mund t’i rikthejmë masat të cilat sipas kategorizimit neve na mundësojnë dhe na bëjnë për të besuar”, theksoi Zemaj.

    Zemaj iu bëri thirrje partive politike që të respektojnë masat anti-COVID, pasi siç u shpreh ai për asnjë çmim nuk duhet të cenohet shëndeti publik.

    “Ne e kemi një praktik nga zgjedhjet e fundvitit në komunën e Podujevës edhe atëherë e kemi shpërndarë një udhëzues i hartuar në bazë të manualit për parandalimin nga përhapja COVID-19 dhe e kemi shndërruar në protokoll të përbashkët me KQZ. Edhe nga sot iu bëjë thirrje përmes juve të gjitha subjekteve politike që garojnë dhe kandidatëve dhe gjithë të tjerëve të involvuar të kenë parasysh që pandemia dhe virusi është prezent është i rrezikshëm dhe nuk ka asnjë çmim dhe asnjë interes që na del përballë ose duhet të dal përballë ruajtjes së shëndetit publik”, theksoi ai, raporton KP.

    Duke mos dhënë ndonjë datë se kur do të nis vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se Kosova ka kapacitet të madh në ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës.

    “Jemi vendi i vetëm në rajon i cili i kemi kapacitetet më të mëdha të ruajtjes dhe të shpërndarjes të vaksinës edhe të dhënies të vaksinës sepse politikat e dhënies së vaksinave i keni parë këtë fundvit që kem marrë mbi 220 mijë e 800 vaksina kundër gripit sezonal dhe shpërndarja në baza ditore ka qenë tepër e shpejt nuk kemi problem me shpërndarjen por edhe me ruajtjen e cila është tepër bazike”, deklaroi Zemaj.

    Zemaj i bëri këto komente pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë i dhuroi Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës pajisje dhe produkte mjekësore me vlerë mbi 2 milionë euro.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Lajme01 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër në orën 12:00 merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes në Vushtrri....
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...
    Lajme01 Maj 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024”. Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit...
    Lajme01 Maj 2024
    Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se është takuar me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë në Bern të Zvicrës, me të cilët ka thënë...
    Sport01 Maj 2024
    Borussia Dortmund-PSG, është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që luhet sonte. ‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.