Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për fazën e re dhe masat rreth përhapjes së Covid-19 në Kosovë, raporton portali FrontOnline.
Zemaj tha se situata me pandeminë e coronavirusit është nën kontroll në këtë kohë kur mund të ketë edhe viruse tjera sezonale.
“ Virusi ende është prezent, duke se çdo ditë duhet ta shtojmë kujdesin dhe t’i mbikëqyrim masat që ta mbajmë nën kontroll situatën, pasi që në këtë kohë mund të kemi edhe virus tjerë të cilët mund ta rendojnë situatën”, tha Zemaj
Ai tha se Kosova ende nuk është imune ndaj coronavirusit dhe kjo situatë mund të kalohet vetëm duke i respektuar masat.
“Ne jemi në situatë të ndryshme me një rritje të lehtë ditëve të fundit dhe me numër të vogël të të vdekurëve, kërkesa jonë është që ta mbajmë nivelin e njëjtë të situatës duke e quajtur edhe më teje situatë emergjente dhe të përgatitmi nëse ka një fazë tjerët të infeksionit. Pavarësisht masave ne ende nuk jemi imunë, imun mund te jemi vetëm nëse i respektojnë masat” tha ai.