×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Do të kemi edhe 7 aparate për RT-PCR, 100 mijë teste PCR, 30 mijë teste rapide dhe 100 mijë teste serologjike

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me Kryeministrin Avdullah Hoti, kanë zhvilluar një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës.

    Pas këtij takimi, Zemaj ka njoftuar se po kryhen procedurat e blerjes së 7 aparateve të tjera për PCR në IKSHPK ku do të vihen në funksion në 6 qendrat rajonale të Shëndetësisë Publike (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj e Gjilan).

    “Së shpejti do të kemi edhe: 7 aparate për RT-PCR, 100 000 teste PCR, 30 000 teste rapide dhe 100 000 teste aerologjike”.

    Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

    Së bashku me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar takuam kryetarët e komunave, për tu dakorduar për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave ndaj Covid-19.
    Sqarova se kemi një trend në rënie të pacientëve që kërkojnë mjekim dhe të rasteve pozitive.

    Sipas IKSHPK-së, 65% të infektuarve e kanë kaluar këtë sëmundje, derisa rreth 30 % të rasteve janë ende aktive, shkalla e vdekshmërisë në mesin e të infektuarve është 3.7%.
    Kemi rritur kapacitetet spitalore si në Prishtinë ashtu edhe në komunat e tjera. Kemi porositur 120 000 vaksina kundër gripit sezonal përmes UNICEF-it dhe po zhvillojmë procedura edhe për 380 000 të tjera.
    Kapacitetet në sektorin publik kemi rritur me rreth 300 ventilatorë, derisa sa kishim vetëm 82 sish. Në sektorin privat janë licencuar 86 Institucione Shëndetësore Private për kryerje të testeve serologjike dhe PCR.
    Po kryejmë procedurat e blerjes së 7 aparateve të tjera për PCR në IKSHPK ku do të vihen në funksion në 6 qendrat rajonale të Shëndetësisë Publike (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj e Gjilan). Së shpejti do të kemi edhe: 7 aparate për RT-PCR, 100 000 teste PCR, 30 000 teste rapide dhe 100 000 teste serologjike.

    Sot pranojmë një donacion të radhës nga UNICEF-i me 7.4 tonelata furnizime mjekësore. Nga USAID do të për pranojmë edhe 50 ventilatorëve/respiratorëve.
    Kemi angazhuar 200 specialistë shëndetësorë të rekrutuar nga MSh dhe kemi hapur edhe konkursin për 1034 specializantë përfshirë dhe 48 nga Lugina e Preshevës dhe zona të tjera. Jemi në proces për t’i punësuar edhe 375 punonjës si staf mjekësor. Mbi 60 specialistë te tjerë do të rekrutohen në kuadër të një konkursi për angazhimin e specialistëve të papunë.
    Është për keqardhje se në këtë kohë të vështirë kemi humbur mjekë dhe infermierë nga Covid-19.

    Unë, KM dhe Departamentet tona në MSh përmes kontakteve me institucionet ndërkombëtare po përpiqemi të sigurojmë vaksinat kundër Covid-19, kurdo që ato zhvillohen dhe aprovohen.
    Para fillimit të vitit të ri shkollor, pres që secili sektor të jetë sa më i fokusuar në ushtrimin e përgjegjësive brenda fushës së vet duke lehtësuar punën e MSh-së në menaxhimin e pandemisë në fazat e tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.