×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj dhe Komandanti i KFOR-it bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Michele Risi.

    Në këtë takim, Zemaj e ka informuar komandantin e KFOR-it me prioritetet e tij në sektorin e shëndetësisë, me theks të veçantë për fokusin në menaxhimin e situatës rreth pandemisë Covid-19, njofton Klan Kosova.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të MSH-së:

    Në këtë aspekt, Ministri ka falënderuar forcat paqeruajtëse të KFOR-it për ndihmën e vazhduar që u japin komunitetevenë Kosovë dhe asistencën e ofruar MSh-së dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19.

    Ka qenë dakordim i përbashkët që të bashkëpunohet në fushën e përgatitjes së mesazheve të përbashkëta për qytetarët, me qëllim të zbatimit të masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga përhapja e Covid-19.

    Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se zbatimi i Manualit për mbrojtje nga përhapja e Covid-19 dhe masave të tjera është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

     

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1703731856451061&id=597689407055317

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.