×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zelensky kërkon ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi ndaj shtetit të tij më 2022.

    Zelensky e bëri këtë thirrje më 25 prill, teksa u takua në Kiev me ministrin britanik të Financave, Jeremy Hunt, me të cilin bisedoi për situatën në Ukrainë dhe nevojën për ta bërë më të vështirë që të shmangen sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

    “Ne i kushtuam rëndësi të veçantë politikës së sanksioneve”, shkroi Zelensky në X, që më herët njihej si Twitter.

    “Është e rëndësishme të zgjerohen masat kufizuese kundër Rusisë dhe që shmangia e sanksioneve të jetë e pamundur”, shtoi ai.

    Zelensky falënderoi Britaninë për paketën e re të ndihmës ushtarake të cilën e prezantoi më herët gjatë javës kryeministri britanik, Rishi Sunak.

    Paketa në vlerë prej 622 milionë dollarësh – më e madhja që Britania deri më tani i ka dhuruar Ukrainës – u bë publike nga Sunaku gjatë vizitës që ai zhvilloi në Poloni më 23 prill, duke bërë që ndihma e përgjithshme ushtarake që Londra i ka premtuar Kievit gjatë këtij viti të arrijë në 3.71 miliardë dollarë.

    Britania, një prej aleateve kyçe të Ukrainës, po ashtu tha se do të dërgojë në Kiev paketën më të madhe ushtarake.

    Ministri britanik Hunt, gjatë vizitës në Ukrainë, u takua edhe me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, me të cilin bisedoi për përmbajtjen e paketës së ndihmës ushtarake, e cila përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore, në mënyrë që Ukraina të mbrojë më mirë qytetet nga sulmet ajrore ruse.

    Vizita e Hunt në Ukrainë vjen pak pasi presidenti amerikan, Joe Biden, më 24 prill nënshkroi paketën e ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 61 miliardë dollarësh.

    Sipas presidentit amerikan, ndihma e nevojshme, përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, do të dërgohet brenda orësh. /REL/

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.