
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se ka dashur të infektohet me koronavirusin e ri për t’u treguar njerëzve se “kjo nuk është murtajë”.
Doja ta kaloja atë fazë. Për ta bërë më të lehtë për njerëzit. Kur jemi në depresion, mblidhemi. Unë sugjerova që të infektohesha dhe të izolohem menjëherë … Dhe do ta mbijetoja normalisht. Pse është kaq e frikshme që njerëzit të sëmuren? Dhe kjo është arsyeja pse me shembullin tim, kam dashur të tregoj se kjo nuk është murtajë”, theksoi Zelenski.
Ai shtoi se familja nuk do ta falte atë për infektimin e qëllimshëm me Kovid-19.
“Do të thoshin se jam i çmendur. Parimisht do të kishin të drejtë”, tha Zelenski.