×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zeka paralajmëron deputetët: Mosvotimi i Projektligjit për Rimëkëmbje do të sjellë probleme të mëdha

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Qeveria e  Kosovës për herë të gjashtë e ka dërguar për votim në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, pas situatës së krijuar nga pandemia e  Coronavirusit, raporton Front Online.

    Moskalimi i këtij Projektligji ka bërë që qytetarët e Kosovës të mos i marrin mjetet e premtuara nga Qeveria,  tërheqjen e 10 % të Trustit dhe  ka shkaktuar probleme të mëdha në sektorin privat.

    Lidhur me këtë, kryetari i Odes Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zekaj, në një prononcim për portalin Front Online,  tha se në rast se Projektligji nuk votohet nesër në Kuvend do të shkaktojë  probleme të mëdha siç është zbatimi i masave të parapara me ligj.

    “Dështimi i mundshëm i radhës për aprovimin e Projektligjit do të vonojnë zbatimin e masave të parapara me këtë ligj, siç është rritja e mbulesës së garantimin kreditor, por edhe trajtimi i gjobave të vendosura për mospagimin e detyrimeve tatimore gjatë periudhës së pandemisë”, u shpreh ai për Front Online.

    Ai tha se mosgjetja e konsensusit nga partitë politike për votimin e këtij Projektligji po e rrit zhgënjimin e sektorit privat në institucionet e vendit.

    “Mos gjetja e konsensusit dhe rrjedhimisht vonesa në aprovimin e projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike po e rrit zhgënjimin e sektorit privat në institucionet e vendit, duke pasur parasysh që masat e zbatuara deri më tani në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale, nuk kanë adresuar në mënyrë të mirëfilltë pasojat e shkaktuara pas kufizimit të aktivitetit ekonomik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19”, ka thënë Zeka për Front Online.

    Kryetari i OEAK-ut për Front Online tha se sektori privat dhe punëtorët e këtij sektori kanë nevojë për veprime të shpejta të institucioneve të vendit.

    “Sektori privat dhe punonjësit e tyre kanë nevojë për veprim të shpejtë të institucioneve, prandaj vendimmarrësit institucionalë duhet ta kenë këtë parasysh duke u përpjekur me çdo kusht të arrijnë konsensusin e nevojshëm, përfshirë edhe plotësimin e Projektligjit me dispozita të tjera”, u shpreh ai./Front Online/

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Ekonomi26 Prill 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private....
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë...
    Lajme26 Prill 2024
    Komisioni Hetimor Parlamentar në mbledhjen e radhës ka diskutuar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Dragashi, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch. Vetëm me votimin e...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.