×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Zbuloni sa peshë do të humbni nëse ecni një orë në ditë

    FrontOnline
    05 Korrik 2023

    Ecja është një formë e shkëlqyer ushtrimi që mund të ndihmojë në humbjen e peshës, duke ofruar gjithashtu shumë përfitime shëndetësore në përgjithësi.

    Edhe pse shumë pyesin nëse mund të arrijmë humbje peshe duke ecur, e vërteta është se kjo varet nga shumë faktorë, ndër të cilët më të rëndësishmit janë pesha juaj dhe shpejtësia e ecjes.

    Për shembull, nëse peshoni 68 kg dhe ecni me shpejtësi 4 km/h për një orë do të digjni 204 kalori, ndërsa nëse peshoni 82 kg dhe ecni me të njëjtën shpejtësi do të digjni 246 kalori.

    Me fjalë të thjeshta, sa më e lartë shpejtësia e ecjes dhe sa më shumë kilogramë të peshoni, aq më shumë kalori do të digjni në një orë ecje. Vihet re se ritmi mesatar i ecjes është 4.8 km në orë.

    Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në numrin e kalorive që djegim gjatë ecjes janë lloji i tokës, temperatura e mjedisit, gjinia dhe mosha.

    Hulumtimet tregojnë se ecja për një orë në ditë me një ritëm të shpejtë do t’ju ndihmojë të humbni peshë, thjesht duhet një kohë e gjatë për ta arritur atë. Një studim i njëmbëdhjetë grave pak mbipeshë i botuar në American Journal of Sports Medicine tregoi se gratë humbën mesatarisht 7.7 kg, ose 10% të peshës së tyre fillestare, pas gjashtë muajsh ecje të shpejtë ditore që gradualisht u rrit në një orë, transmeton Kosovarja.

    Në fakt, sipas studiuesve, ndryshimet në humbjen e peshës filluan të viheshin re pasi gratë ecnin për të paktën gjysmë ore çdo herë.

    Gjithashtu në një studim tjetër u zbulua se gratë e shëndosha që ecnin tre ditë në javë për për 1 orë humbën rreth 2.7 kg gjatë një periudhe dymbëdhjetë javore krahasuar me gratë që nuk ecnin.

    Vetëkuptohet që për rezultate më të mëdha në aspektin e humbjes së peshës, ecja e përditshme duhet të kombinohet me një dietë përkatësisht të kujdesshme.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.