×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbulohet raporti sekret i OKB-së, Shqipëria furnizon ‘ilegalisht’ me armë Kongon

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Ushtria e Kongos furnizohet me armë nga shumë vende të Botës pa njoftuar Kombet e Bashkuara siç kërkohet nga një rezolutë e vitit 2004.

    Në këtë konkluzion ka arritur një raport i fundit i Këshillit të Sigurimit. Mes vendeve që furnizon me armë Kongon renditet edhe Shqipëria, shkruan agjencia prestigjioze e lajmeve AFP.

    Në raportin konfidencial të OKB theksohet se: “Disa nga armët kanë rënë në duart e grupeve të armatosura që veprojnë në lindje të vendit”

    Në raport nuk flitet vetëm për armë, por edhe për instruktorë dhe pajisje ushtrie që vijnë nga Shqipëria, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Veriut, Sudani dhe Shtetet e Bashkuara. Ndonëse vendi afrikan nuk është subjekt i sanksioneve dhe embargove, dërgimi i armëve duhet të bëhet duke njoftuar OKB-në, gjë që është anashkaluar nga vendi ynë

    Raporti vuri në dukje se disa vende “dërguan sasi të konsiderueshme me armë, municione, pajisje dhe automjete ushtarake” për ushtrinë.

    Autoritetet kineze kanë thënë se po hetojnë pretendimet, ndërsa Irani mohoi që të kishte transferuar ndonjëherë ndonjë material në Republikën Demokratike të Kongos, duke ndezur frikën se pajisjet ishin dërguar nga një palë e tretë.

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.