×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet paga e Avni Zogianit sa ishte këshilltar i Agim Bahtirit

    FrontOnline
    07 Janar 2022

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka thënë se e ka ditur që Agim Bahitir do t’i humb zgjedhjet në komunën e Mitrovicës.

    Ai në emisionin “Frontal” në T7, deklaroi se ai nuk ka qenë opsioni më i mirë i VV-së për ta kandiduar për Mitrovicën.

    “Unë e kam ditë që ka me e humb. Unë kam qenë për një kohë në Mitrovicë dhe e kam parë dhe u kam thënë strukturave atje dhe njerëzve që s’besoj që është opsioni më i mirë dhe që do të fitojë. Pas një muaji ose dy të qëndrimit tim aty, kam ardhur në konkludim se nuk duhet të shkohet me të”, ka deklaruar ai.

    Mirëpo, Zogiani ishte dërguar ekskluzivisht nga Albin Kurti për t’iu bërë këshilltar Agim Bahtirit, fakt ky që ishte parë çuditërisht.

    Pas kësaj deklaratës së Zogianit, ka reaguar Gazmend Morina, gazetar dhe njohës i zhvillimeve politike në Mitrovicë.

    Ai e ka publikuar pagën që Zogiani e ka marrë si këshilltar i Bahtirit, anipse, thotë ai, nuk shkoi fare në punë.

    “Paska fol pak per Mitrovicen Avni Zogiani, ish zevendesministri i Qeverise Kurti I. Ky djali eshte me mire me tregu se si ka marrë page rreth 1 vit nga komuna e Mitrovices, duke “ushtruar” poziten politike te zyrtarit administrativ te kryetarit te komunes, Agim Bahtiri, pa shkuar kurre ne pune. Per gjate gjithe mandatit te tij, Avniu e ka takuar 2-3 here ish kryetarin Bahtiri dhe po kaq here i ka vizituar zyrat e komunes. Ku eshte morali i tij? Si ka pranuar te marrë page nga taksat e qytetareve pa e bere asnje pune. Kur po them asnje, i bie fiks asnje. Le te deshmon me dokumente sa shkresa i ka bere ose sa e-mail i ka derguar. Nese nuk i ka pelqyer qeverisja dhe rrjedhimisht e ka sabotuar punen, pse ka pranuar te marrë page nga taksat e qytetareve!?”, ka shkruar Morina.

    Sipas tij, Zogiani nuk i është dashur asgjë as Agim Bahtirit e as Komunës.

    “Shkuarja e tij ne komune ka qene kerkese ekskluzive e Albin Kurtit per t’ia siguruar nje page pas renies se Qeverise, sepse Avniu i bente presion se s’ka te ardhura. Te pakten pagen prej 424 euro ne muaj eshte dashur ta marresh me djerse djalosh. Mos fol per fitues e humbes ne Mitrovice, kur e dine se cfare debakli ke pesuar ne Fushe Kosove me 2017. Kur jemi te Vetevendosje dhe interesat e saj politike, jam shume kurioz me dite se a eshte aktiv ende kallezimi penal i ngritur nga Avni Zogiani ndaj Haki Abazit?”, ka shkruar në fund Morina.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova, tha se Rugova “me urtësinë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Avokati Dastid Pallaska ka komentuar ceremoninë e vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova ku pjesëmarrës ishin Vjosa Osmani, Albin Kurtit dhe...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se tani...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave është takuar me të Ngarkuarën me Punë të misionit të ShBA-ve në Kosovë, Anu...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ish zëvendës presidenti amerikan, republikani Dick Cheney, ka konfirmuar votën e tij për kandidaten demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së presidentit, Ibrahim Rugova në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 34-vjetorin e Kushtetutës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, teksa tha...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 67-vjeçare ka vdekur sot në plazhin e Durrësit, pasi është futur për t’u larë. Banorja e Tiranës, dyshohet se sapo ka...
    Sport07 Shtator 2024
    Njëri prej objektivave të Manchester Cityt ka folur tashmë për të ardhmen e tij duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.