×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zbritje për 7 centë në “Petrol Company” për festën e Kurban Bajramit

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Nga sot në të gjitha pikat e “Petrol Company”-s mund të përfitoni nga zbritja e çmimit të derivateve për 7 centë. Të gjithë klientët me Bonus dhe me Premium Kartelë të “Petrol Company”-s mund të përfitojnë nga kjo zbritje deri më 3 Gusht, ku mund të furnizohen me benzinë & diesel për 7 centë më lirë.

    Menaxherja për marketing, Valentina Mekani, ka thënë sot në “Radio Prishtina” se klientët e pajisur me kartela mund të përfitojnë nga kjo zbritje, ndërsa ata që ende nuk janë të pajisur me këto kartela mund ta bëjnë këtë në të gjitha pikat e “Petrol Company”-s ose në platformat online.

    “Të gjithë klientët që janë me dy kartelat tona Bonus dhe Premium mund të përfitojnë nga zbritja që ka nisur sot, ndërsa klientët që nuk i kanë këto kartela e kanë mundësinë të pajisen me to në momentin që furnizohen me derivate, mjafton ta kërkojnë nga punëtorët ose edhe përmes rrjeteve sociale të aplikojnë dhe pastaj në pikën më të afërt mund ta marrin atë. Klientët me Bonus Kartelë përfitojnë zbritje 6 centë, kurse ata me premium kartelë 6.5 centë”, ka thënë Mekani në “Radio Prishtina”.

    Mekani ka bërë të ditur se deri tani janë 25 mijë klientë që janë shumë aktivë dhe të pajisur me kartela. “Petrol Comapny” gjithashtu do të vazhdojë kampanjën humanitare, ku me rastin e Kurban Bajramit do të dhurohen çelësat e një shtëpie për një familje në Skenderaj.

    “Kampanja humanitare është duke ecur shumë mirë. Këto ditë do të dorëzojmë çelësat e shtëpisë së 6-të në Skenderaj, ideja ka qenë që festën e Kurban Bajramit kjo familje ta presë në shtëpinë e re. Edhe dy shtëpi të tjera do të përfundojnë në javët në vazhdim”, ka bërë të ditur Mekani. Gjithashtu, “Petrol Company”  do të lansojë edhe aplikacionin mobil, ku klientët do të kenë mundësi të shumta për t’u informuar me ofertat dhe çmimet e kompanisë. (Artikull i sponsorizuar)

    Nga Rubrika
    Ekonomi22 Nëntor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2024. Të dhënat...
    Ekonomi21 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi është votuar në lexim të dytë sot Projektligji për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e...
    Ekonomi19 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se arkat fiskale po bëhen digjitale. “Tash e sa kohë kemi punuar që të ndryshojmë...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, deklaroi për RTK se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, megjithë rëndësinë e tij,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi i ka përkrahur Paris Gurin dhe Egzon Pacolli, pas kallximit penal që iu është bërë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sonte stafin shëndetësor në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë. Gjatë këtij takimi,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Në aksidentin në pjesën e autostradës Veternik-Bresje janë lënduar dy persona. Këtë për Front Online  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas kallximit penal të bërë ndaj Lumir Abdixhikut dhe Paris Gurit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.