Mësyrja ka ndodhur pak pasi qindra qytetarë të Shkodrës nisën protestat për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Sulmi ka ndodhur kryesisht nga minorenë, ndërsa për rreth 30 minuta në asnjë moment nuk ka pasur ndërhyrje të forcave të policisë për t’i ndaluar, raportojnë mediat në Shqipëri, raporton euronewsalbania.
Selia e Partisë Socialiste ndodhet në rrugën “Vilson”, përballë Poliklinikës Shëndetësore të qytetit dhe pak më vonë ndërhyri policia me njësinë e FNSH-së.
Në tre ditët e para, që pas vrasjes së të riut janë zhvilluar disa tubime në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Elbasan, Durrës, Lezhë dhe shumë qytete të tjera të vendit.