Janë liruar dy politikanët serbë që prishen qetësinë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri.
Lajmin e konfirmoi Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut.
“Janë gjobitur sipas ligjit për rend dhe qetësi publike”, tha Elshani.
Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, bashkë edhe me një tjetër, Ivan Orloviq, ishin arrestuar në praninë e kryeministrit Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Kurti dhe Sveçla, bashkë shkuan për ta vënë gurthemelin e stacionit të ri policor në Leshak./Klankosova