×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbehen raportet: Turqia prish kontratën me Rusinë për blerjen e sistemit kundërajror S-400

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Sipas njoftimeve të mediave të huaja ushtarake, Turqia e ka prishur kontratën që e kishte nënshkruar më herët me Rusinë për blerje të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore ruse S-400. Arsyeja e prishjes së kontratës ka të bëjë me pakënaqësinë e palës turke, me kushtet e marrëveshjes së propozuar nga pala ruse.

    “Moska njoftoi se nuk kishte nënshkruar kontratën e dytë për furnizimin e C400 me Ankara dhe filloi të sqarojë kontratën e parë”, thuhet në njoftimin e mediave.

    Raportohet se Turqia nuk ishte e kënaqur me kushtet e marrëveshjes së propozuar nga Rusia, dhe, siç duket, kjo është për shkak të mosgatishmërisë së Rusisë për transferimin e teknologjive të sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore në Turqi.
    Në fund të vitit 2017, Turqia kishte nënshkruar kontratën e parë me Rusinë për furnizim me sistemin kundërajror S-400, në vlerë prej 2.5 miliardë dollarë. Në korrik të vitin 2019, Rusia kishte filluar të dërgojë në Turqi pjesët e para të sistemit S-400, ndërsa testimi i sistemit nga ushtria turke ishte bërë vetëm muajin e kaluar.

    Githashtu, raportohet se se Rusia nuk ia kishte dorëzuar komplet sistemin palës turke, pasi që ishte frikësuar se pala turke ka planifikuar që sistemin S-400 t’ia dorëzojë SHBA-së, si pjesë e marrëveshjes për furnizimin e ushtrisë turke me aeroplanët amerikanë F-35.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.