×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafir Berisha për Haskukën: Më ty s’duhet as kafe me pi, të pret fati i PDK-së

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, i ka reaguar ashpër kreut të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës, duke e quajtur injorant dhe mosmirënjohës, pas deklaratave që ky i fundit ka bërë.

    Berisha ka thënë se Haskuka e ka lutur dhe i është gjunjëzuar për të marrë mbështetjen e NISMA’s në Prizren në kohën kur askush nuk e kishte përkrahur.

    Kreu i Nismës në Prizren thotë se ata që s’e kishin përkrahur Haskukën kishin pasur të drejtë, meqë Haskuka s’meriton as kafe të pihet me të.

    “Duhet me qenë i poshtër dhe i pafytyrë si soji i Mytës, për me qenë injorant dhe mosmirnjohës si ai mbrëm në TvKlan!Mbi 10 herë ai me Jeton Jagxhiun ka ardhur dhe është gjunëzuar para meje dhe Nismës për ta mbështetur, kur të tjerët as që pranonin ta takonin sepse e kishin ditur më mirë se unë se ky njeri se meriton as kafe me pi e jo për ta mbështetur për kryetar të Prizrenit”, ka shkruar Zafir Berisha.

    Në fund ai ka thënë se edhe Mytaher Haskukën e pret fati i PDK’së në Prizren.

    “Dikur edhe PDK mendoni si ky injorant, por ku është sot ajo? Nuk është largë koha kur edhe ky ka ma pasur fatin e tyre!Zafa”, ka përfunduar bashkëpartiaku i Limajt.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    ‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës po rastin e mbajtjes së tubimit elektoral në Ferizaj, prezantoi para pjesëmarrësve shtatë kandidatët për deputetë në Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Një situatë pak më komplekse, përjetuan sot Sara e Driloni kur po qëndronin në ambientet e oborrit të shtëpisë. Teksa dyshja po...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kushti i vetëm i Shteteve të Bashkuara për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) është që të mos ketë rrjedhë të parasë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    150 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen në qarkun e Los Anxhelosit, në zonat e prekura nga zjarret në Palisades dhe Eaton....
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar sot banorët e fshatit Reçak, afër datës përkujtimore të...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni ka befasuar me një deklaratë për panelistët e spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova. Anise u shpreh që nuk e...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar, ish të burgosurin politik, filmbërësin dhe piktorin e njohur, Mentor Kaçin. Kurti thotë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.