×
  • Auto
  • Auto

    YouTube bllokon Lëvizjen Identitare Austriake

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Lëvizjes Identitare Austriake dalëngadalë po i mbarojnë kanalet e komunikimit. Tani edhe YouTube bllokoi kanalin e kësaj lëvizjeje ekstreme të djathtë.

    Pas Facebook-ut, Instagram-it dhe Twitter-it edhe YouTube bllokoi llogaritë e bashkëthemeluesit të organizatës ekstreme të djathtë Lëvizjes Identitare Austriake, Martin Sellner.

    Një deklaratë të Google, kompania mëmë e platformës për shpërndarjen e videove YouTube, thuhet se “Google / YouTube konfirmojnë që llogaritë e Martin Sellner janë bllokuar për shkak të shkeljeve të politikës sonë për gjuhën e urrejtjes.” Për arsye ligjore kompania nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm.

    Nëse hap kanalin e Martin Sellner, shfaqet një mesazh që thotë, “Kjo llogari është mbyllur, sepse shkel kushtet e shërbimit YouTube”. Sellner njoftoi në faqen e tij të internetit se “do të ndjekë rrugë ligjore kundër kësaj mbylljeje pa bazë”.

    Österreich Wien Martin Sellner (Getty Images/M. Gruber)Martin Sellner

    Llogaritë Marin Sellner në Facebook dhe Instagram janë bllokuar që në vitin 2018. Javën e kaluar këtë gjë e bëri edhe Twitter duke bllokuar llogarinë përkatëse për shkelje të rregullave të Twitter-it, raporton DW.

    “Zëvendësimi i Madh”

    Sellner dhe përkrahësit e Lëvizjes Identitare mbrojnë teorinë konspirative dhe komplotiste të “Zëvendësimit të Madh”. Sipas kësaj teorie ka një plan për zëvendësimin e qëllimishëm të evropianëve të bardhë nga emigrantë me ngjyrë. mbi të cilën shkruhej: “Erdogan, merri turqit e tu në shtëpi”.

    Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Identitare austriake, Martin Sellner, tërhoqi vëmendjen mediatike në vitin 2019 kur u bë e ditur se kishte kontakte me atenatorin e  Christchurch-it, Brenton Tarrant.

    Christchurch: Brenton Tarrant - Angeklagter (picture-alliance/AP/M. Mitchell)Brenton Tarrant

    Në mars 2019 ekstremisti i djathtë australian vrau 51 muslimanë në një xhami në Christchurch, në Zelandën e Re. Pas kësaj ngjarjeje në kuadrin e hetimeve u mor vesh se Brenton Tarranti i kishte dhuruar në janar 2018 Sellnerit 1.500 euro. Brenton Tuarant është autori i manifestit me titull “The Great Replacement” (Zëvendësimi i Madh).

    Në raportin e fundit për Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, pjesëtarët e Lëvizjes Identitare në Austri klasifikohen si “bartës të ekstremizmit të djathtë modern”. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e klasifikon gjithashtu Lëvizjen Identitare si “qartësisht ekstremiste e djathtë”.

    Nga Rubrika
    Auto28 Maj 2025
    Gjendja aktuale e tregut të kamionçinave elektrike duket se sillet rreth katër rrotave të mëdha dhe të shtrenjta, por Stellantis sapo ka...
    Auto27 Maj 2025
    Bateria e re me jon natriumi është më e lirë, më miqësore me mjedisin dhe karikohet në më pak se gjashtë minuta....
    Auto23 Maj 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë që tregojnë për një...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.